Ballina Kulinari Receta e ditës/ Byrek me rrush të thatë

Receta e ditës/ Byrek me rrush të thatë

Përbërësit:

5 petë të gatshme (ose mund t`i bëni vetë petët nëse doni)
50 gr gjalpë
5 të bardha veze
1,5 gotë uji rrush i thatë

2 mollë jeshile
1 gotë lajthi ose arra

2 lugë gjelle sheqer

kanellë

2 lugë gjelle nga një lloj erëze që ngjan si susam i zi (black cumin) për t`u vënë sipër

 

Përgatitja:

Së pari lëreni rrushin e thatë në një gotë me ujë të vakët për disa momente , pastaj kullojeni që të thahet. Pritini petat në formë shiritash. Shkrini gjalpin dhe shtrojeni sipër petave .

Grini hollë në rende mollët dhe më tej vijini së bashku me rrushin e thatë dhe arrat/lajthitë sipër shiritave të petave. Më tej mblidheni shiritin në formë muske.

Në një pjatë përzini të bardhat e vezëve me sheqerin.Pastaj lyejini byreçkat me këtë përzierje. Sipër hidhini kanellën dhe black cumin.

Më tej, në një tepsi ku keni vënë letër furre vijini të piqen në 200 ° C deri sa të piqen.