Profesori dhe juristi Muhamet Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të vazhdueshme të sekretarit të NATO-së, Stoltenberg për Kosovën dhe ushtrinë.
Kelmendit, thotë se përveç deklaratave kundër ushtrisë së Kosovës dhe taksës, asnjë fjalë nuk e tha për dhunën e terrorin e Serbisë, dhe veprimtarinë kriminale serbë kundër Republikës së Kosovës.
Kelmendi, ka treguar se Stoltenberg është djali i ish-ambasadorit norvegjez në ish-Jugosllavi.
Ja postimi i plotë:
Sekretari, Stoltenberg, i NATO-se, keqeperdor detyren dhe flete nga podiumi i saj ne Bruxel kunder ushtrise se Kosove.
Aty e kritikoi edhe taksen.
Po asnje fjale nuk e beri per dhunen e terrorin serbomadh!
Nuk foli per veprinet kriminale serbe kunder Republikes se Kosoves.
Z.Stoltenbeg e beri kete deklarate ne emer te NATO, a ne fakt vetem ca shtete jo relevante te NATO-se jane kunder ushtrise se Kosoves.
Per ushtrine e Kosoves eshte Anglia, SHBA-te. Gjermania, Turqia etj.
Ndersa, kunder jane Spanja e disa shtete tjera. Po ate nuk po e pengon ky dualizem ne qendrime.
Duket se Stoltenber ende po jeton ne Beograd, si djal i ish-ambasadorit te Norvegjise ne ish-Jugosllavi.
Por, koha e tille ka ikur z.Stoltenbeg.
Ska me Jugosllavi.
Ka shtete te pavarura dhe ato duhet te respektohen.
Ju z.Stolrenber nuk mund te flitni ne emer te NATO-se, sepse ky subjekt i rendesishem perbehet prej 29 shteteve, ndersa themeluesit e keti pakti jane pro ushtrise se Kosoves.
Dhe, nese ke mendim tjeter, gje qe eshte e drejte personale, beni ate ne emer personal e jo ne emer te NATO-se dhe nga selia e saj ne Bruxel.
Kosova eshte Shtet dhe vepron si shtet.
Kete e dini z.Stoltenberg.
Pra, edhe taksa eshte mjet i domosdoshem per mbrojtje. Cdo shtet ne bote vepron me mjetet e veta ne ruajtjen e shtetesise dhe te sovranitetit te shtetit.
Ketu nuk ka armiqesi.