Ballina ED/OP Dashuria në kohën e kolerës- Nga: Kimete BERISHA

Dashuria në kohën e kolerës- Nga: Kimete BERISHA

Dashuria është gjithmonë ‘e re’ sepse të bën të ndjehesh ‘i ri’.

Shqiptarët as që e konsiderojnë të parritur një vajzë 16-të vjeçare.
Mos shko larg, deri para luftës vajzat e fshatrave të asaj moshe janë bë nana, kanë punu arave, kanë gatu për një shpi rob, janë çu të parat, janë ra të fundit, sot m’i pyet të tregojnë se qysh janë përvjelë ‘pa le dielli’ m’i ‘shti’ nga 30 bukë, i kanë t’hollu nga 300 petë, kanë nxjerr ujë prej bunari e kanë shkurtu dru.

Pak kush prej grave t’ktyneherit e mban mend moshën e fëmijërisë sepse janë rritur te burri.

I keni pa qysh thonë pleqtë për gratë e veta
e ju qesh ftyra: ‘M’dhimet se fmijë e kam marr, u rrit te unë’.

Në shoqërinë shqiptare është marre me qenë ‘plakë’ se tamam ‘e re’ sa lypset gati kurrë ‘nuk je’.

E pse u këndohet vetëm vajzave të reja e kurrë naj gruaje, nuk e ka spjegu as poezia.
As në poezinë shqiptare ti nuk gjen poet që e dashuron mocaniken e vet.

Dashuria për burrin është një ‘vajzë’ e re, që thotë Asdreni ‘Një ditë shkova nga Drenova, gjeta një vajzë të re; Ish e vogël, ish e mitur, ndonëse ishte e parritur’, dhe vazhdon pastaj Asdreni e fton vajzën e parritur ‘t’llafos me të për dashurinë’.

Edhe Lasgushi kur i këndon dashurisë e përshkruan si një ‘vogëloshe’, si një ‘mituri’, ‘kur më dilje udhës, ti e lumja ti…’.

Ka pasur edhe poet normal, sigurisht, por ata s’kanë shkruar për dashuri.

Dikush është më herët i gatshëm
për dashuri, dikush më vonë, e dikush kurrë.

Për myslimanët nuk je ‘e mitur’ kur i ke 16-të vjet.

Për ata shqiptarë që janë has myslimanë ‘dashuria vjen pas martesës’, sepse dashuria para martesës është ‘haram’.

Kur myslimanit i pëlqen një vajzë, nuk ka drejtë me ngacmu, as m’i thirr në telefon, hiç, asnjë gjest s’guxon me ba, thjesht i lejohet kur kalon pranë tij vajza që do, ai duhet të fshehet pas një lisi (ose çka i ka dal përpara) e ta shikoj vajzën tinëz. Kaq.
Nuk është pak.

Nëse është i sigurt se e do, nëse e ka një dhomë për vete, u tregon prindërve, pastaj baba i tij shkon te babai i vajzës dhe e njofton për rastin, dhe në fund babai i vajzës vendos.
Babai i vajzës vendos sepse me fe konsiderohet se burrat i njohin më mirë burrat.

Kur martohen pastaj vjen dashuria dhe pa
një zor të madh nuk bën m’u nda.

Kjo e spjegon bindjen se ‘më mirë kanë ditë’ përpara mësitët se kush është burrë i mirë (apo grua e mirë) për ty sesa ti vetë për vete, prandaj edhe ka pasur shumë pak ndarje.

Femra shqiptare duron gjithçka, çka s’ta rrok truni duron, sepse s’ka ku shkon, e burri shqiptar e ‘shtyn jetën’ se priton m’u ba telashe me ja nis prej fillimi. Më lehtë është me duru sesa m’u nda.

Veç ata që s’janë dembelë, kurrë nuk pritojnë me ja nis një ‘jete të re’.

Me fe islame, vajza nuk është e re për martesë, por është’ e re’ për dashuri, se dashuria t’i merr mend, e çdo gjë që t’i merr mend është ‘e ndaluar’, haram.

Sipas fesë martesën e kemi të shkruar, por jo dashurinë, dashurinë e shkruan martesa.
Nuk ka tregim hallall të dashurisë, jashtë martesës.

Kur bëhet fjalë për nuse-fëmijë e marrin si për shembull Pejgamberin që u martua me Ajshen.
Mua më pëlqen ta përmend Ali Pashë Tepelenën, që ia ‘fali’ jetën babës të Vasilikës, pasi kjo 12-të vjeçare shkoi te Ali Pasha dhe ndërmjetësoi, e pastaj ky e bëri nuse dhe ajo iu bashkua haremit të tij.
Koha dëshmoi pastaj se Ali Pashën e tradhtuan djemtë por nuk e tradhtoi nusja.

Shën Maria ishte 12 vjeçe kur e lindi Jezusin, e i fejuari i saj Josefi ishte 90
vjeç, kurse Ligji Hebraik e lejon martesën e vajzave 12-të vjeçare.

I duan vajzat e reja sepse janë ‘të gjalla’, të lumtura, kanë frikë, e pranojnë autoritetin, nuk janë të mërzitura, nuk janë dramatike dhe të ditura.

Mençuria, dija, serioziteti, pikëllimi, pjekuria, përvoja, historia, mosgatishmëria me ‘lujt’ lojna, temat ‘e rana’, mërzia e vetëbesimi, nervoza, sidomos zani i nalt e bëjnë një grua të neveritshme dhe dëbuese, anipse fizikisht mund të duket si 20-të vjeçare.
Kanti bile ka thënë ‘femrës që merret me matematikë i mungon vetëm
mjekrra për me qenë burrë’ .

Dija ta humb feminitetin. Prandaj, nëse s’je vajzë e re, për me qenë e lumtur e me tërheq dashurinë duhet m’u paraqit kapak ‘shoshë’, kishe s’po din, kishe po tutësh, kur të tregon gjëra që i di paraqitesh kishe po befasohesh dhe po ‘mrekullohesh’ me ‘dijen’ e tij…!

A është ‘zemra e thyer’ veç një metaforë apo përnjëmend thyhet zemra nga dashuria e humbur!

A më shumë dhemb zemra për një dashuri të humbur a për mungesën e dashurisë!
Unë e mendoj të dytën. Zemra është e krijuar të vuaj, si me dashuri, si pa të, por pa të vuajtja është ‘e ftohtë’.

Në fillim të jetës, po, duket sikur ‘sindromi i zemrës së thyer’ nuk është veç një metaforë. Se dashuria e lig zemrën.

Tek pastaj, pasi t’ia nis ti me mendu, e kupton se të kanë dashur vetëm kur s’ke mendu, kur ke qenë e lumtur (sepse s’kanë pasur nevojë m’u lodh me t’bë të lumtur), dhe kur ke qenë e disponuar për lojë.

Dhe e kupton se as që ke qenë e lumtur, por ke qenë e paditur, prandaj je ndjerë e lumtur.

Sa e sa dashuria u shku poshtë.

Sa e sa rrena u ‘shit’ për dashuri. Mashtrojnë. Askush gati nuk e josh dashurinë me dashuri. Dikush e shfrytëzon bukurinë e vet, dikush pasurinë, dikush pozitën, dikush e blen dashurinë me dhurata, dikush si Sllexh Hameri flen me allti; ka që shkruajnë hajmali për me tërhjek dashurinë; ka që flejnë me hudra nën jastëk; dikush i bën për vete femrat me poezi.

Dikush ndjehet mirë veç kur ‘ia merr shokut të dashurën’, dikush ndjehet e përmbushur veç nëse ia kish marr shoqes burrin (shoqe mori shoqe diçka me t’kallzu, diçka me t’kallzu, na burrat me i ndërru). Ka pasur edhe këso vargjesh në zemrën e folklorit tonë.

E dikush veç mos t’shtift n’dorë se pa ta nxi jetën nuk e len. Dikush për syret, tanë jetën i do djemtë e martohet me vajza, dhe anasjelltas, dikush martohet veç me bë fëmijë…
E të gjithë e kanë për qëllim mos me mbet vetëm.

Por në fund gati asnjëri s’ka çka tregon për dashurinë.

Sepse, askush s’ka shpëtuar pa
u mashtruar nga pritjet e dashurisë. Prandaj, rasti i vajzës nga Drenasi i preku të gjithë, sepse gjithkush, në një mënyrë (pak a shumë) ka qenë i mashtruar ose i zhgënjyer nga dikush.

Ligji i fesë, të privon nga dashuria para martesës por duket sikur të kursen nga vuajtet dhe mashtruesit.

Dashuria është veç poezi, mashtrimi është mjet real që shfrytëzohet për ta shkatërruar poezinë.

Mashtruesin s’ke si e zbulon pa ta shkatërru jetën sepse duket ‘i mirë’.
‘Si ti njohim mashtruesit’ do të duhej të ishte lënda e dytë mësimore, menjëherë pas lëndës së parë që do të duhej të ishte vetëmbrojtja.
Ne e mësuam përmendësh ‘Katërshen e Pitagores’ por kurrë nuk u mësuam me mbrojt shpirtin tonë.

Për mos me t’mashtru, duhet mos me
besu. Kur s’i beson askujt, askush s’të mashtron; kurrë nuk zhgënjehesh as nuk të bën zemra ‘vërr’ por edhe më keq të bjen, se jeta është e zbrazët pa
besim.

Më e rëndë është mos me besu, sesa me t’mashtru. Se kur s’beson, nuk ke shpresë, nuk pret asgjë, e kjo, e di, është ndjenja më e rëndë, kur nuk pret asgjë dhe kur nuk e pret askënd është ndjenja më e rëndë.

Mashtruesit shqiptarë i mashtrojnë femrat e reja duke ju premtu martesë. Martesën e kanë ‘specialitet’.
Kur i ngacmon e i mashtron motrat e vajzat e huaja- i duket normal, por kur ia ngacmojnë atij motrat e vajzat, çartet.
Pra, pak ka shoqëri hipokrite si kjo e jona.

Edhe femra mashtron, por besoj se kjo dhemb më pak. Femra gjithmonë ia bën vetes.

Shqiptarët (respekt për përjashtimet që janë shumë) vetëm vdesin si myslimanë, se me jetu jetojnë si t’trentë, veç a munden e a i zënë kush se s’lënë vajzë ‘pa e nxan’ e pa e mashtru.

Burri që mashtron është ‘kurvë’.

Nuk je ti e vetmja që t’kanë premtu
martesë, e t’kanë mashtru. Sado që Institucionet e shtetit që funksionojnë mbi bazën e nepotizmit, seksit dhe hajnisë u sollën sikur u habiten o Zot çka ndodhi me ‘ty’, qysh është e mundur që paska polic kaq maniak e kaq të ultë kjo shoqëri hyjnore.

Dhe pas besimit në njerëz, ajo që të shkatërrron jetën edhe më shumë është lakmia. Ne shohim vajza të reja që kujtojnë se çantat e lëkurës së deles janë më të shtrenjta e më të vlefshme
se lëkura e tyre.

Disa hoxhollarë ia lënë fajin veshjes provokative të vajzave të reja, demek nëse vishesh seksi, meshkujt nuk të mashtrojnë. E kanë fjalën për mentalitetin e meshkujve shqiptarë dhe ndoshta mirë e kanë. Pra, sipas tyre, mashkulli i bën 100 vjet edhe kur duash e mashtron me ‘fustana seksi’.

Ajo që ishte edhe më e dhimbshme, vajzën e Drenasit e kishin mashtruar me premtimin e martesës. Pra, sikur ata ta kishin marrë për grua, do të ishin ‘normal’ sipas saj. Prandaj, në fotot e profesorit dhe të policit mund të shihje edhe ‘Like’ të vajzës të mashtruar.

Në Kosovë ende shihen si ‘ufo’ vajzat e pamartuara.
Ua fusin kompleksin e moshës që nga mosha 7 vjeçare kur i shfrytëzojnë si shërbyese dhe i mësojnë me ju qitë çaj.
Pak ka nana shqiptare që nuk ua mësojnë çikave të veta zanatin e shërbyeses.

Prandaj, vajzat me çdo kusht duan të zbresin në tokë. Për ta parë pastaj dikur vonë jetën me sytë e Nastradinit, që kish pas thënë ‘m.. në rini, m.. në plqeni.
Prit që po vjen dashuria, prit që po lun dikush, e po fryen një tjetër erë ‘hajt se n’vjeshtë, hajt se n’pranverë’.

Dashuria nga ne është dy oktava larg.

Presim dashuri të vërtetë në këtë dynja të rrejshme.

P.S. E sa më përket mua, anipse kënga thotë ‘ti me mu ke hy n’gjynah’ mua m’u ka tek me knu ‘unë me ty kam hy n’gjynah’. Si duket edhe unë ja kam
‘kopë’ dikujt, ama pa vetëdije, ishalla se kam rand n’atë dynja se n’k’ta e hangra.