Ballina Personazh Çmimi “Avni R. Mulaj” do të ndahet me 4 mars 2019

Çmimi “Avni R. Mulaj” do të ndahet me 4 mars 2019

Poeti e dramaturgu Avni R. Mulaj nga Tropoja e shkroi nje drame duke u ba si nje “Azem Galica” i kesaj drame me penen e tij, ndersa aktorja e skenes dhe e ekranit Liri Lushi nga Tropoja e luajti rolin kryesor te kesaj drame duke u ba “Shote Galica”.

Pra, keta dy tropojane, nga Tropoja Alpine, qe jetonin ne qytetin bregdetar te Durresit na dhane dramen “Gersheti i lufterave”, (se bashku me regjisorin Kadri Pirro ), na dhane nje kryeveper dramaturgjike shqiptare te perjetshme, qe u shfaq ne Pallatin e Kultures “Aleksander Mosiu” te Durresit dhe ne ekranin e TVSH ne Tirane, ne 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Keta dy emra te njohur te artit e letersise shqiptare u detyruan te iknin nga Atdheu i vet, per te Cilin bane shume, ia dhane emrin e famen e vet dhe iken…iken… Liri Lushi ne Zvicer, si nje aktore e regjisore, ndersa poeti e dramaturgu Avni Ram Mulaj iku ne Amerike (prej 7 vitesh ne Amshim).

Gjithkund kah shkon aktorja e regjizorja Liri Lushi e therrasin “Shote Galica”,pasi ajo eshte “Shote Galica” e koheve moderne, pasi ajo eshte e tille ne jete dhe ne arte.

Poeti e dramaturgu Avni R. Mulaj u ngjit lart ne qiell, si nje yll vezullues me veprat e tij poetike e drama, si nje “Azem Galica” i koheve moderne – me pene…

“Gersheti i lufterave” – nje drame e madhe, nje simbolike e madhe, nje “gershet” i koherave shqiptare, edhe te luftes, edhe te paqes.