Ballina Kryesore Presidenti Milo Gjukanoviq simbolikisht në Washington DC, ndryshe nga herët e tjera!

Presidenti Milo Gjukanoviq simbolikisht në Washington DC, ndryshe nga herët e tjera!

Sot në rrugët e Washington DC po lëvizë një kamion me banderolë me mbishkrim “Njihu me Presidentin e Malit të Zi – Njeriu i vitit 2015 në Krim të Organizuar – Milo Djukanovic” dhe e shoqëruar me fotografinë e tij.
Në banderolë poashtu shkruan “Stop Diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi” e shoqëruar me flamurin shqiptar. Mesazhi origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Ky kamion me banderolë në kryeqytetin e SHBA-vë po lëviz pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërtesës së Kongresit amerikan, Ambasadës së Malit të Zi, Ambasadës së Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit.

Ne fakt kjo ishte nja protestë simbolike e llojit te vete për  te tërhequr vëmendjen e opinioni amerikan lidhur me pozitën aspak te mire te shqiptarëve ne Mal te Zi.

Ne disa portale u njoftua se kinse ne Uashington sot ka pasur demonstrata kundër Gjokanoviqit dhe  qe ne esencë ishte vetëm kjo formë e protestës me këtë kamionet lëvizëse .

Pas kësaj “surprize” të organizaur janë një grup të rinj shqiptar nga Detroiti.

“Mali i Zi vazhdon një propagandë të paparë duke e paraqitur shtetin e tyre si shtet demokratik në sy të vendeve perëndimore. Ndërsa qëllimi jonë është që në qendër të demokracisë botërore të ua dërgojmë këtë mesazh, që edhe një herë t’u themi se kush e drejton sot dhe që 30 vite Malin e Zi”, tha për malesia.org, Simon Sinishtaj, njëri ndër organizatorët e këtij aktiviteti.

Një aktivitet i ngjashëm ishte organizuar edhe në New York në vitin 2016.

Rikujtojmë se në vitin 2016 Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) – një rrjet i qendrave investigative, mediave dhe gazetarëve, e kishte cilësuar Kryeministrin e atëhershëm, gjegjësisht Presidentin aktual Milo Djukanovic si personi i vitit 2015 për krim të organizuar dhe korrupsion.