Disa dashamirë të pasionuar të sportit duan që të kanë pak më shumë njohuri për Mimoza Kusarin, ish kryetaren e Komunës së Gjakovës dhe aktualisht është deputete e Kosovës dhe kryetare e Alternativës! Mimoza përveç që është e vyer në politikë apo ka një oratori të përsosur, nuk ka ditë pothuajse që nuk vrapon.
Burimet tona shumë të sigurta, bëjnë me dije se Mimozës shumë i pëlqen vrapimi, pra sporti i atletikës dhe çdo ditë vrapon nga 10 kilometra, ndërsa në vikend vrapon edhe më gjatë. “Nuk lodhet aspak, është shumë e përgatitur dhe i pëlqen shumë sporti. Është motivuese për gjeneratat e reja”, tha një burim për gazetën “Bota sot”. Kjo është e vërteta për Mimoza Kusarin sa i përket se sa vrapon në ditë.
A ka qenë sportisti Mimoza? Asnjëherë, dhe as që ka qenë atlete ose në ndonjë sport tjetër! Mimoza është shembull për të gjithë, sepse përkundër pozitave që ka, nuk i vjen asnjëherë mërzi për të vrapuar në natyrë dhe madje është atlete në shikim të parë.
Mimoza është e përkushtuar deri në pikën e fundit në politikë, por kurrë nuk e lë anash vrapimin, sepse e bën më të re dhe duket shumë më komode para se të futet në Kuvend, për t’i kritikuar ata që bëjnë llogari të gabueshme në politikë dhe në dëm të Kosovës.