Ballina Histori Azem Galica dhe vrasjet e tij të pabesa – Nga Leon Molla...

Azem Galica dhe vrasjet e tij të pabesa – Nga Leon Molla – Francë

Para disa ditëve publikova një shkrim për Zef Kol Ndokën (Zefi i Vogël) i Mirditës i cili me 12 gusht 1912 ngriti flamurin Shqiptarë në Shkup, por në vitin 1924 u vra në pabesi nga Azem (Bejta) Galica.
Quditërisht disa reaguan duke kundërshtuar se kjo nuk është e vërtetë, por shtoi faktin se Azem (Bejta) Galica një vit para vrasjes së Zefit të Vogël me datën 22 janar 1923 në zonën neutrale të Junikut ka vrarë dhe Beqir Vokshin.
Bëmat e këtij janë të njohura nga e gjithë Drenica dhe Dukagjini.
Ky, pra Azem (Bejta) Galica me ndihmën e forcave serbe, konkretisht të komandantit Kosta Peqinaç ja mori gruan (Shotën) dikuj tjetri.
Pra që Azem (Bejta) Galica na del se nuk paska qënë vetëm bashkëpunëtor me osmanët, por dhe me serbët, na del se nuk paska vrarë vetëm Zefin e Vogël, por dhe Beqir Vokshin, poashtu na del se Shota nuk ka qënë e tij, por e paska marrë me forcë një tjetri.
Të gjitha këto që ka bërë Azem (Bejta) Galica nuk kanë të bëjnë me zakonet e Shqiptarit, por me ato osmane e sllave.

Foto: Azem (Bejta) Galica