Ballina Kulturë Shartimi i Pemës- Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

Shartimi i Pemës- Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

 

KJO VETMIA

Është një vetëmi  e vetëme

Mbase i bienë gjethet

Tek rrënja e lapjetës

Dhe duhma na vërbon

Për truallin e vjetër

Është një vetëmi

Sarillëk I pjekur

Dhe akull ne eshtra

Kjo vetëmi e skuth i  fëshehur.

 

GRAHOD

Në Kodrën grahodit

Salihu pallone pelën

Qe ishte tjetër kush pronar

Nga koka i dilte avull

Dhe shkrumb buzëve

Si petë  lakërori e hollë

Ia digjnin mustakun

S’e heton flakë

Se flakë  i kallte ëndrratë

Prozhme te tilla

I kanë zyrave  më endje.

 

SHARTIM I PEMËS

Shartoja pemë

Ashtu si vëja  sythat

Rreth e rrotull rrinte hija

i vëne  sytha intriganti

Mikut te komunës

Që gëzohej  sqarthi

Dhe tharmi  profecisë.

 

THUARI  GARDH

Thuari gardh i bekuari

Nëpër ndeja tubime

E la veç një  rrip tokë

Dhe jargët e përçundura

Atar te  vetin e kishte zyrën

Dhe spacijet qe vinin enkas

Për ta fituar myhyrin.

 

PROZHMI

Gjithçka mugulloi

Mugulloi dhe mitoja

E loza sa rritej e rritej

Jashtë ambientit

Restuaranteve e kafeve

Xigloheshin këto llafe

Kur hapej udha larg orteqeve.

Premtimi dilte bllanko

Bllanko  paguhej keshi.

Veç gurgullima gazi

Përroi  i cëcëronte veshit.

II.

Eh mësohesh ngadalë bijo

Kujdes emrit te përfolurit

Se është  vështirë kur zdirgjet përroit

Nuk ndodh as  gjë  më pak

Hija gojë e dhëmbët t’i përgajak.

 

DILL

Diell te merr ndokush

Të vë në grushtë

E hija te vrrini

Na tha : mbërrini ju çka mbërrini

N’strofull te hutit

Ju vishet qefini…

 

TE HESHTUR

Livadhin kositne

Kah është vija e arës

Ma te rrepët  kostar

Do të  i’a marr Bazhdarhanës

U morem vesh  sa keni takat

Këmbet e huaja most e bijnë  kësajde

Ose të mbesin  sakat.

Dini mirë ,te  jeni te heshtur

Ndodh ndërrohet pranvera rreth vjeshtës

 

DËNGUN E BAGREMEVE

Dëngun e bagremeve

E bartë   sipër shpinës

Seç e bartën te tjerë tinëz.

Nuk me treguan që  ma shitën mashtrim

Marrshi  therrave  thumbon mbi kryet tim.

 

KUR AFATET SKADUAN

I gjetëm po çka nuk gjetem

Në orën e moralit  moralist.

Në do sytjena ,brek , jelek

Mbi mugull mali

Si tuma e bubrrecave na terheq.

Ishin po si nuk ishin

Vasha ,nuse kokëkrisura

Dhe dele te urta kishte

Që iu gjetën   hamshor

Ne fund diçka mori fund

U fshehën pusave

Kur afatet skaduan..

MË  SHKUMBË XHAMI

Seç me ra  hise e mendjes

Bobani I Lekës

Në komunën e vdekur

Kur njerëzit sy qeshur

Ia begatonin kuletën

E  merrnin një  letër  qe t’ kishin në shfrytëzim

Shtesat e fëmijve sepse e humbën punën.

Eh po Bobani po de Bobani

E zbuzte skamjen

Përvete ai e runate punën

Bobani ua hapte varrin

Dhe me shkumbë xhamash

Ua mbulonte ferkemet e përdala.

 

TASH BORA E ACARI

Tash bora e ka mbërthye edhe acarin

Pa fije bari as një  lule fushe

Dremitemi kafeneve  restuaranteve

Si pulat kur i bie dergja.

Kurgjë se  paku  nuk ka  sot

Te lozim nëpër  bari fushe

Deri ne dehje

Pas ndonjë  çufrre.

Më tutje  me tha një zë  i mekur

Leje lum miku për një  kohë tjetër

 

SHI I ZI

(Thonë  prapë  po fillon  lufta)

Pas dillit që  po na lë

Po vrugnohen bjeshkët

Si faqe e  murrmë   guri

E ec e merre  atë  gurë  që shkapërderdhet

As për  gopa plehut nuk duhet

Thoshte  mixha Kurt

Bjeri  fushës  anë  e terthorë

Si më i rrafshitë  therrat  më  prapanicë.

Luftë  po folin do të bëhet

E unë  ma trimi

E një cfurk  me një   bri

Dhe sepatën  pa mprehë

Më një gjysmëbishti

A më dal ball për ball

A me ndejtë  karshi.

O zot  moti  ka nisë

Një shi shi I zisë…

 

DERI TE HILENDARET

Më ditë  ku është  udha

Aty  ishte kroi

Me tutje gardhi i dafinave te rrejshme

Si mburojë,

Qoflargun duhet më përqaf

Si Zerva kur te shtje në  lojë.

Mbas dillit te  ikur  pas mështeknave

Vjen  vrulli me vjell

Si  kërpnaja derdhë,dredhë.

Pas qasteve  u ngriten rastet e qasteve

Disa me  më koka gozhash

Disa me  me vrima për  penjë gjylpërash

I arrnon ferrat  medet.

Deri te Hilandaret   ishte pyrgu

Ne trojet e mbetura  shkret.