Ballina Kryesore Pikërisht- Nga Agron TUFA

Pikërisht- Nga Agron TUFA

E kam të pamundur me ty.

Këtë ma ke thënë
Këtë ma kanë thënë
Këtë edhe vetë e di
Se kështu thonë
Arsyeja
Logjika
Matematika

E ke të pamundur me mua

Këtë ta kam thënë
Këtë ta kanë thënë
Këtë edhe ti e di
Se kështu thonë
Arsyeja
Logjika
Matematika

Po unë do të bëj të pamundurën
Pikërisht me ty
Pikërisht ngaqë të kam thënë
Pikërisht ngaqë më ke thënë
Pikërisht ngaqë ma kanë thënë
Pikërisht ngaqë edhe vetë e dimë
Pikërisht ngaqë thonë
Arsyeja
Logjika
Matematika…

Pikërisht ngaqë të dua deri në atë pikë
Ku llogaria humbet ekuilibrin.

Peshkopi, 1990