Ballina Kulturë FJALA DAJË, SA E AMBËL VJEN GASHIT GURIT NËN SHKËLZEN…!

FJALA DAJË, SA E AMBËL VJEN GASHIT GURIT NËN SHKËLZEN…!

-NGA XHELADIN GJONAJ, MESUES VETERAN-
  Mësuesi veteran Xheladin Gjonaj
Gashi I Gurit me rrethina
Neper shekuj ka pas trima
Ne Shkelzen dola me pa Malsinë
Prej Gjakove ne Qafe Morine.
Prej qaf Agrit ne Skatine
Nga breg Drini ne Balçine.
Mu ndal zemra ne Babine
Aty kalova feminine.
Edhe ne bjeshke edhe ne vrri
Ndejta shumë me dajt e mi.
Ne Kersh te Kocaje kam verue
Dajt e mi due me I kujtue.
Me do djem se i pat Babina
Idriz Ahmeti e Shaban Syla
Ali Bajrami e Hysen Ibra.
Isuf Halili trim sI zana
S’pat ma t’zotin qysh e ban nana.
Selim Zeneli e boni t’veten
Per jetë lidh me Bajram Mete .
Per do kohë qe kan jetue
Te gjith fisin e kan drejtue.
Ne Tropoje populli ish bashkue
Filluen Titon me e lavdrrue.
Isuf Halili n’kam asht çue
Po don njerzve me u kalxue.
Be po ban ne perendi
Serbi kurr s’ka ba vaki
Mik me u ba me ket shqipni.
Po u tregon se kush asht Tita
Per shqiptaret vet e zezdita.
Nuk vonuen me e arrestue
Neper burgje e kan çue .
Nuk u dit vorrin ku e kan shti
Kurr su gjeten eshtnat e ti.
Hamdi Isufi shumë kerkoi
Zemer plasun per babë shkoi.
Daut Zmajli mendje holle
SI ti paske njezet vjet shkolle.
Shaban Syla plak e I ri
SI gdhe bjeshke trupi I ti.
Edhe I pashem me u pa me sy
Zor me gjet as ne krajli.
Ne fund te jetes kur ka dek
Sa Dy burra ish kan met.
Djemt e Stresi afer po I shkojne
Me lot ne sy ne vorr pe çojnë.
N’log Babines Idriz Ahmeti
Gjithku shkoi ja ka lan veti.
Sa ke gjall ne ket Malsi
Kush se rrezoj fjalen e ti.
Njeqind gati I pat plotsue
E kurrkuj sju ka nenshktrue.
Vdiq ne Kam sikur drrangue.
Kam shum tjer per ta me shkrue
Une spo due me I harrue .
Me rrespekti me I kujtue
Brahim Shpendin me gjith vlla
Prej kti vargi s’muj me nda.
Ahmet Imeri ke dallue
Ne Garde te Mretit tuj punue.
S’muj Zeqirin per me lan
Oficer kudo asht kan.
Bashk me vllazen ne shqipni
Asht dallue per zgjuarsi.
Duhen libra per daj me shkrue
Hysen Ibres fjal me I cue.
Pak ma shum du me t’kujtue.
Vlla I vetem ke qellue
Vau I Spacit koft mallkue
Vala e Drinit posht t’pat çue
Zemer djegun prindet te kan shkue.
Hasan Hoxha burr zotni
Ne Bajram Curr nejti me shpi
Bani mirë per pleq e t’ri.
Mos me nemni o dajt e mi
Burra t’mir ka pas çdo shpi.
Prej Babine me Gosturan
Shpi per shpi e stan per stan.
Zenel Sejden me drejtue
Isuf Halili kangë tuj knue.
Ram Fazin se kam harrue
Neper oda ka jetue
Me plot burra tuj kuvendue
Per Malsin me perparue.
Shum te tjer me I gjet vet
U pushoft shoirti me xhenet
…!
Fjala dajë, sa e ambel me vjen,
Gashit Gurit nen Shkelzen…!
          ./.
 -Per Limit.al, nga Geg-hyseni, 10 Shkurt 2019-