Trolli i Arbërit Një Flamur
-Kengë per patriotin hotjan Rexhep Haradini-
Teksti: Zeqir Lushaj
Këndojnë (nipat e Rexhepit), vëllezërit ISMAILI
-Vëllezërit binjakë, Enver e Sabah Ismaili-
Qe’ kjo kangë po endet n’Alpe,
Këndue prej vllazënve Ismaili,
Orët e bjeshkës ja percjellin,
Gjyshit tonë Rexhep Nokshiqi.
E kan njoftë Pepaj e Arzhani,
Rexhep Djalin dallgë-stuhi,
Per Flamur e nder t’vatanit,
Krah Gjo-lulit e Ismail Qemalit.
Perkrah burrave t’Pamvarësisë,
Dorë per dorë me Bacen Isë,
Prej Deçiçit e deri në Vlorë,
Një flamur shtërngon në dorë.
E ka çue Plava e Gucia
N’djepin tonë kah Albania,
Amanet sot e qyshkurë,
Trolli i Arbërit – Një Flamur.
N’at kufi me malazezë,
Tri herë kullat ja kan dhezë,
Sa herë pushka aty krisi,
Ish Rexhepi e Ramë Ferizi,
S’tremben djelt e Arzhanicës,
Rrufe-flakë e bajnë mes ditës.
I biri i Plavës e Haradinit,
Skuqi boren në mes dimnit,
Patriot në çdo kohë e mot,
N’Çerem vorrin e ka edhe sot.
Rexhep Haradinit me gjithë shokë
Po i këndojnë nipat nëpër botë,
Jau ruejmë emnin plot lavdi
Kah flet shqipja asht’ Shqipëri.
./.
-NJ, USA, Janar 2014-
-Në radhën e dytë rrjeshti i mesit, i dyti nga e majta,
luftëtari Rexhep Haradini-
-Per VOAL,ch, 1 Dhjetor 2014-
-Për Limit.al , nga Shëngjini, 9 Shkurt 2019-