Ballina Aktualitet Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA –...

Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA – Nga Behgjet PACOLLI

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në SHBA, ku po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, është takuar me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Ai me këtë rast i ka shprehur mirënjohje Pompeo për punën që është duke bërë për Kosovën.

Postimi i plotë në Facebook:

Miqësia e përhershme me SHBA-në ka qenë dhe mbetet bekim për Republikën e Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në. Kosova gëzon status të privilegjuar kudo ku në krah ka shtetin më të fuqishëm në botë. Mirënjohje sekretar Pompeo për çdo gjë që bëni për Kosovën dhe popullin e saj.