Ballina Shëndet Ja cilat janë ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse keni lëkurë të...

Ja cilat janë ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse keni lëkurë të thatë

Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti.

Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar.AgroWeb.org ju tregon disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.

Shega

Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit.

Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja.

Patatet e ëmbla

Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti.

Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik.

Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.

Lakra

Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën.

Në bazë të të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C.

Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.

Vezët

Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese.

Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Ndërsa vitamina B5 kontribuon në prodhimin e keratinës, disa mikroqeliza që garantojnë mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm.

Omega 3 dhe vitamina D favorizojnë një shkëlqim të lëkurës si dhe parandalimin e inflamacionit.

Agrumet

Portokallet, limonët e qitrot janë të pasur me vitamina C, që është një antioksidant i fuqishëm që garanton rini të lëkurës.

Ajo gjithashtu parandalon dhe eliminon njollat e errëta që krijohen si pasojë e dëmtimit nga dielli.

Arrorët

Të gjithë arrorët janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3 por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës. Përmes këtij acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.

Farat e lulediellit

Niveli i lartë i vitaminës E që gjendet tek farat e lulediellit forcon lëkurën, duke i ruajtur elasticitetin e saj natyral.

Gjithashtu ajo ruan qelizat nga radikalët e lira që shkaktohen nga rrezet e dëmshme të diellit.

Për më tepër këto fara të vogla janë të pasura me omega 6, substancë që siguron regjenerimin e qelizave.

Shfaq komentet