Ballina Kryesore Besiana Kadare e pabesë për shqiptarët e Kosovës në OKB

Besiana Kadare e pabesë për shqiptarët e Kosovës në OKB

Nga Kozeta ZYLO – New York, SHBA.

Ne vitin e pare te organizimit, me 27 Janar, 2014 ne perkujtim te viktimave te Holokaustit ne OKB Znj.Melina Lito foli për gjyshin e saj që kishte punuar në spitalin e Prishtinës dhe kishte ndihmuar 60 të burgosur hebrenj.

Ndonese ftesa ishte e hapur per te gjithe per te shkuar ne Diten Nderkombetare ne perkujtim te viktimave te Holokaustit ne Kombet e Bashkuara me duhet te sqaroj se e kishja te pamundur te merrja pjese per shkak te orarit te punes, qe zakonisht keto takime behen ne keto orare, megjithate kam marre pjese disa here si media, TV “Alba Life”, por mbi te gjitha si shqiptare e Shqiperise Etnike.
Ne te gjitha takimet qe kam qene, te organizuara nga ambasadoret e Shqiperise ne OKB, si dhe Konsujt e pergjithshem te Kosoves ne New York, ambasadoret dhe gjithe diskutuesit asnjehere nuk i kane ndare shqiptaret e te gjitha trevave shqiptare qe kane zbatuar kodin e Beses per te shpetuar Hebrenjte nga Holokausti nga ushtria e zeze e Hitlerit. Ata kane folur me krenari te ligjshme per paraardhesit e tyre qe te gjithe Hebrenjte qe u strehuan ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Çamëri, me popullsi shqiptare dhe kudo ku kishte shqiptare, hebrenjte u shpetuan, u strehuan, cka perbente nje rast unik ne bote.
Ne reportazhin tim shkruar enkas per ate dite, para pese vjetesh po sjelle nje fragment se cfare tha zonja Melina Lito per gjyshin e saj ne Kosove si dhe nga zonja fisnike hebre Johanna Nehumann e mbijetuar e Holokaustit, fjala e se ciles ishte tejet emocionante.
Zonja Johanna Nehumann transmetoi mesazhin e fuqishëm se: “Jetën ja detyron shqiptarëve… Po qe se bota do të ishte shqiptare ne nuk do të flisnim për Holocaust sot.” Znj.Nehumann ka lindur në Hamburg Gjermani dhe ndjehej me shumë fat që mbijetoi me prindërit e saj nga populli shqiptar.
Znj.Melina Lito foli për gjyshin e saj që kishte punuar në spitalin e Prishtinës dhe kishte ndihmuar 60 të burgosur hebrenj. Gjyshi i saj ishte doktor dhe kur zyrtarët gjermanë i thanë se do t’i çonin në kampin e përqëndrimit në Poloni, ai gjeti një rrugë tepër të zgjuar për t’i mbrojtur ata. Ju tha se ata janë me sëmundjen e tifos dhe i frikësoi se në se do t’i çonin atje do të përhapej me shpejtësi dhe do të prekte dhe punonjësit gjermanë. Ata u frikësuan dhe hebrenjtë i çuan në Shqipëri, në Kavajë, Vlorë dhe shpëtuan nga shfarosja.
Ne kete 27 Janar, duke lexuar ne mediet e ndryshme dhe vecanerisht raportin qe solli Liga qytetare shqiptare, fjalen e z.Dio Guardi dhe Shirley Dio Guardi degjova nga afer fjalen e Tij se si shqiptaret e Kosoves i mbrojten hebrenjte me bese dhe nder. I besoj Di Guardit sespse se bashku dy kongresistët amerikanë Tom Lantoshi i mbijetuar i Holokaustit dhe Dio Guardi me origjinë shqiptare shkuan në Kosovë dhe ishin ndër të parët që dëgjuan historitë se si hebrenjtë ishin shpëtuar nga shumë familje shqiptare. Të gjitha këto histori u përhapën si vetëtima në të gjithë botën dhe ne Kongresin Amerikan.
Eshte tejet trishtuese, tronditese, por per mua aspak befasuese per qendrimet e saj, kur ambasadorja Kadare flet vetem per shqiptaret brenda Shqiperise dhe mohon Kosoven dhe trevat e tjera per kontributet e tyre te pacmuara karshi mbrojtjes se Hebrenjve nga bisha naziste. Ne se aty ne ate dite nderkombetare qe organizohet si veprimtari publike per te edukuar popujt me humanizmin ishin mbledhur mjaft ambasadore, personalitete nga bota, ambasadores Kadare kush ia kishte lidhur gjuhen per te mos permendur kontributin e cmuar te Kosoves per te shpetuar hebrenjte nga Holokausti? Padyshim qe eshte nje zedhenese e shtetit shqiptar, por personalisht po te ishja ambasadore qe kjo s’mund te ndodhi kurre sespe duhet te jesh ose sahanlepirese ose e bija e dikujt, nga tribuna e OKB-s do ta kishja mbrojtur me zjarrin e shpirtit Kosoven, popullin bujar dhe paqedashes qe i mbrojti hebrenjte, nderkohe do te beja doreheqjen publikisht per politiken e pabese dhe foshnjore qe luhet ne kurriz te popullit shqiptar. Megjithese ndruhem ta besoj qe ka marre urdher nga eprori i saj Ministri i Jashtem z. Gent Cakaj, shqiptar nga Kosova.
Ne se s’do te kishja bindjet e eproreve do ta deklraoja doreheqjen publikisht qe te mos haja kete buke te helmet te servirur nga eproret, ne se ne kete rast eshte vertete zbatuese e tyre dhe behet thjesht nje Besiane e pabese per shqiptaret e Kosoves ne OKB, pikerisht ne diten nderkombetare ne perkujtim te viktimave te Holokaustit ne Kombet e Bashkuara. Nderkohe dua t’i kujtoj ambasadores Kadare se kur zonja Nehumann nga tribuna e OKB-s tha se: “Jetën ja detyron shqiptarëve” e kishte fjalen per gjithe shqiptaret e Shqiperise Etnike, perfshi dhe Kosoven.