Ballina Personazh Migena Arllati, profesoresha e gjuhësisë – njëra ndër zonjat më të vrullshme...

Migena Arllati, profesoresha e gjuhësisë – njëra ndër zonjat më të vrullshme të kohës në botën shqiptare…

Nga: Hasan Hasanramaj

Gruaja shqiptare çdo ditë e më shumë po prezanton aftësitë e saj intelektuale e profesionale. Tashmë kur dogmat dhe paragjykimet mbi femrën nuk kanë më peshën e dikurshme në shoqërinë tonë, gjinia femërore po paraqitet gjithnjë e me më shumë dinjitet.  Nga biseda te cilen e zhvilluam me Migena Arllati, profesoresh e gjuhësisë, zonja më e vrullshme të kohës pa përfshirjen në politikë, por vetëm në punën dhe aftësitë e saj, në një aktivitet të shumëanshëm, si: në arsim, në art – letërsi, në shoqërinë civile, në rrafshin humanitar, pa lënë anash kater  femijet dhe bashkeshortin mesuam  se i ka prioritet mbi prioritetet  andaj kjo intektuale efuqishme me plot meritë mban në duar titullin “Imazhi shqiptar per vitin e kaluar”, titull që iu nda për fushën e kritikës letrare dhe publicistikës nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh  Media” në Tiranë. Znj. Migena Arllati lindi në Elbasan në një familje me tradite qytetare dhe arsimdashëse. Jeton dhe punon në qytetin e Gjakovës që prej njëzet e katër vjetësh me bashkëshortin dhe katër fëmijët. Aktiviteti i saj paraprihet nga angazhimi për dhjetë vjet në gazetarinë radiofonike, të printuar dhe televizive, ku ka marrë disa herë çmime.

Këtë intelektuale të madhe të botës shqiptare, organizata amerikane “Irex” e ka nderuar me çmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar gruas së pasluftës në Kosovë. Edhe Qendra mediale “Dukagjini”, i ndau çmimin e vendit të parë për shkrimet e saj në gazetën “Lajm Exclusive”, lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare. Pas një dekade punë në radio, gazetë dhe televizion, ajo u largua nga ky profesion, për të kaluar në lëminë e arsimit për të cilit kishte studiuar në Fakultetin Filologjik e mandej studimet master për vite me rradhë. Aktualisht, ajo punon si prof. e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjakovë. Gjatë periudhës së pas luftës ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime studimore.
“Nuk mund të jesh asnjëherë krenar për atë që je, nëse harron vendin ku ke lind…

Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin e saj te celikt ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë. Ajo ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës, të Shkodrës, të Elbasanit, të Durrësit dhe të Vlorës, ku është prezantuar me punime e saj autoriale, kryesisht nga fusha e linguistikës.

Zonja Arllati nuk e ka lënë pas as krijimtarinë e saj. Deri tani është autore e shtatë librave. Kkrijimet e saj poetike janë prezantuar në gazeta, revista dhe në disa Antologji të botuara në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Rumani. Po ashtu, është redaktore dhe recensente e  pesedhjete e kater botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë dhe të huaja.

Penda poetike e saj është dneruar disa herë me çmime në aktivitete letrare. Ndërsa, një segment i fuqishëm i angazhimit të Migenës është edhe shoqëria civile, me të cilën ajo bashkëpunon prej kohësh në suaza tërësisht humanitare. Konkretisht, ajo udhëheq degën e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë, është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, është anëtare e kryesisë së kryqit të Kuq të Gjakovës si dhe anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”. Po ashtu, asaj i është besuar posti i zëvendëskryeredaktores së gazetës së Alpeve “Tropoja”. Për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në art, në letërsi, në hulumtime gjuhësore dhe në organizimin e aktiviteteve të panumërta kulturore dhe të barazisë gjinore, asaj në vitin e klauar në Elbasan iu dorëzua titulli “Qytetare Nderi” me motivacion: “Për kontributin e shquar të saj si gazetare, si shkrimtare, si hulumtuese e gjuhës shqipe dhe personalitet i shoqërisë civile në vend dhe në diasporë. Kësisoj, ajo është një intelektuale e fuqishme e botës shqiptare dhe pavarësisht gjithë këtyre nderimeve, bart me vete gjithmonë modestinë dhe thjeshtësinë e komunikimit. Znj. Arllati thotë se tek secili njeri, humanizmi dhe afërsia komunikuese janë dy ndër vetitë më të mira. “Vendlindja është tepër e rëndësishme për secilin njeri, ashtu si rrënja që ushqen bimën apo pemën ashtu është edhe fuqia e vendlindjes te secili prej nesh, pasi fuqia vjen nga rrënjët. Rrënjët e Migenës janë vendlindja e saj, kjo Shqipëri dhe ky Elbasan ku u lind dhe u rrit, ku u shkollua dhe u arsimua.

Meqë ka më shumë se dy dekada që jeton në Gjakovë, Migena vë në dukje se sot Kosova dhe Shqipëria nuk janë larg njëra tjetrës, nuk janë më as të izoluara si dikur sepse për fat të mirë edhe në kohërat më të këqija kanë funksionuar lidhjet shpirtërore, ndërsa tashmë janë ndërtuar me qindra mënyra komunikimi, autostrada, media, marrëdhëniet e ndërsjella. Por, shton se në vitet e vështira të saj në Kosovë, kishte vetëm një mënyrë komunikimi, dhe kjo ishte lidhja shpirtërore. “Është puna e vetmja vlerë lartësuese e cila na bën të thjeshtë dhe të nderuar ndaj uroj t’i ruajmë gjithmonë këto tradita kombëtarë dhe civilizuese!”

Kontributi i Migenes shkëlqen në të gjitha segmentet e jetës personale dhe profesionale në botën shqiptare

Shkallët e ngjitura një nga një, me kujdes dhe përkushtim në familje dhe në karrierë, e bëjnë atë një shembull për të gjithë botën femërore. Përveç vlerave humane, si shkrimtare, si publicistë edhe profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë, kjo intelektuale dhe aktiviste e vyeshme me aktivitetet e shumanshme të saj, e ka bërë bashkimin kombëtar shumë e shumë dekada më parë se politika. Pa pyetur për politikën, ajo që para luftës së Kosovës u martua me djalin nga Gjakova, duke ndërtuar bashkërisht një familje të shëndoshë, dhe nga kjo martesë sot kanë katër fëmijë. Ndaj themi me siguri të plotë se ajo ka dhënë shembullin e vërtetë të një gruaje të fuqishme dhe model se si duhet punuar për ta përparuar vetveten dhe shoqërinë, e bashkë me të mbarë kombin shqiptar.

Migena Arllati me plot meritë mban në duar titullin “Imazhi shqiptar per vitin e kaluar”, titull që iu nda për fushën e kritikës letrare dhe publicistikës

Kjo grua e mirënjohur në botën shqiptare dhe më larg, është formati i një femre të fortë, që e ka treguar veten edhe në kohën kur duhej bërë sakrificën dhe sot kur jep kontribute të mëdha. Mes shumë punëve të vyera, kjo intelektuale shprehet thjesht: “Nuk mund të jesh asnjëherë krenar për atë që je, nëse harron vendin ku ke lé. I përulem në gjunjë vendlindjes, familjes, prindërve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve që më bënë të jem kjo që jam sot”. Gjuha e pastër e të folurit, diksioni i rrjedhshëm, elokuenca, thjeshtësia dhe mbi të gjitha mençuria, krijojnë simpati  te publiku që ndjek dhe duartroket prezantimet e kësaj profesoreshe dhe aktivisteje të lartë të botës shqiptare. Edhe shkrimet e saj janë të qarta, të kuptueshme dhe me plot porosi domethënëse, sidomos përshkrimi i situatave në mënyrë poetike dhe temat e përzgjedhura që tërheqin lexuesit t’i lexojnë me një frymë. Duke u nisur nga ky shumë dimensionalitet i personalitetit dhe virtytit të saj, Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” me seli në Tiranë, në dhjetor  të vitit të kaluar, në kuadër të Festivalit XVI Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar” në të cilin, ashtu siç është në praktikën e përvitshme, dhjetë personaliteteve me të dalluar të artit e kulturës nga mbarë bota shqiptare iu ndanë tituj për përfaqësimin e tyre në lëmit përkatëse. Krijuesja e mirënjohur Migena Arllati, goca nga Elbasani, nuse në Gjakovë, ishte një nga personalitetet e vlerësuara nga ky Festival. Në sallën e akademikëve, në akademinë e Shkencave në Tiranë, asaj iu nda solemnisht titulli “Imazhi shqiptar 2018 në kritikën letrare publicistikë”, titull i shoqëruar nga punimi në bronz i dy duarve të bashkuara në formën e krahëve të shqiponjës.

Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Shkencave, u vlerësuan dhjetë personalitete të shquara nga mbarë bota shqiptare. Që të gjithë laureatët e këtij titulli janë persona të njohur nga opinioni publik shqiptar, për përpjekjet dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e dinjitoz në sfera të ndryshme të artit dhe kulturës mbarë shqiptare. Aktiviteti fillimisht u përqendrua në Konferencën me temë: “Shqiptarët dhe fqinjët” , “Shqiptarët gjenerojnë paqe dhe stabilitet në Ballkan”, “Marrëdhëniet shqiptare – maqedonase, historiku i marëdhenieve Shqipëri- Greqi dhe prof. Migena Arllati në temën: “Shkolla shqipe në Kosovë përballë politikës mizore sllave deri në fund shek. XX”. Ky ishte edicioni i 16 – të  këtij aktiviteti nën moton “Kombi shqiptar, imazhi im”, ku nderuan personalitete që promovuan imazhin shqiptar, identitetin tonë kombëtar.