Ballina ED/OP Gjuha e ministrit LLeshi, gjuhë propogandistike – Nga Zef ZEFI – Itali

Gjuha e ministrit LLeshi, gjuhë propogandistike – Nga Zef ZEFI – Itali

Kurrë nuk do ta besoja se gjuha e Ministrit Sander Lleshi, do të mbërrinte në këtë leksik urrejtje.
Së pari për natyrën e tij si person, formimin e tij, së dyti për detyrimin institucional.

I gjithë teksti i postimit, dhe konteksti, kërkon të ndotë, fyejë e poshtërojë denoncuesin, njësoj si Rama, njësoj si Tahiri, njësoj si Xhafa dhe rilindasit.
Ligjërimi fokusohet tek denocuesi, në vend të merret me objektin e denoncimit dhe shkaktarin e krimit që fatkeqësisht rezulton i vertetë. Siç rezulton e vertetë heshtja treditore institucionale e Ministrisë dhe e vetë Ministrit.
(Se ku e gjen korrektësinë policore sh Minister vetëm logjika e tij e di)

Ministri si komisar politik apo gjykatës, pra duke bërë vetë politikë, me fjalën “neveri” apelon se të tjerët nuk duhet të bëjnë politikë, kur vetë fjalori dhe “omerta” treditore e institucionit të tij ka bërë politikë. (Edhe heshtja bën politikë, edhe fshehja e krimit përben krim.)

Nuk do ta besoja se Sander Lleshi “rilindet…” edhe sikur ti bënin transfuzion gjaku. Po nuk qënka e thënë.
Jeni ri-lindur Sandër, për faqen tënde/tonë të zezë.
Tani e thotë e zeza mbi të bardhë, teksti, të cilin në rastin më të keq e keni shkruar Ju, e në rastin më të mirë, keni pranuar të vendosni emrin dhe frimën Tuaj mbi të.
Të dyja rastet kundërmojnë fatkeqësisht të njejtën erë…