Ballina Personazh Gjakovari Krist MULA, BASHKËPUNËTORI FISNIK – Nga Agron PREBIBAJ

Gjakovari Krist MULA, BASHKËPUNËTORI FISNIK – Nga Agron PREBIBAJ

Gjithnjë e kam thënë se pjesa tjeter shqiptare Kosova është nderi kombit tim pasi vetem aty nuk pushoi asnjerë stuhia e sundimtarit deri kanibal duke ju pergjigjur fort me vitalitet e qendrese, vetem aty të tingëllon më mirë fjala bukë besë, bujari e besnikëri.
Personazhi im i sotem do të jetë gjakovari Krist Mula me të cilin jam njohur vetëm një vit me pare, por sa herë jam takuar më ka lënë për të shenuar me vetem dy fjalë të tij dhe vezhgimin njerëzor në sy duke qeshur si burrë edhe kur ka verejteje apo mendim ndryshe, një kapercim shqiptar pasi të gjithë tashmë janë turrur pragamatizmit.
Zakonisht kur flas me Kristin më fton si mik në Gjakovë, por unë si gjithnjë pertac për të udhëtuar i kam thënë-takohemi në Tiranë. Së fundi me Kristin ndamë shumë mendime të perbashketa për krizen sociale e shoqërore e cila tashmë po trazon shoqërinë tonë, vërtetë një pesonalitet që i ka hije argumenti i cili e arritë atë në burrëror e fisnik.
Biznesmeni Krist Mula-kryetari i shoqates Nikaj-Merturë njëkohësisht n/kryetar i parë i shoqates kombetare, më heret djaloshi shumë aktiv në pajimin e gjaqeve e ngatërresave, kryetar i shoqates Nënë Tereza në zonen e tij por edhe luftetar ne UÇK-në së Rrafshit të Dukagjinit është treguesi fortëVeprimtarit e fortëBashkëpunuesit.
Pra kur je me Krist Mulen gjen supernjeriun e mirëvendosur në të gjitha etapat, punëtor, luftetarë lirie, paqêsorë, apelues i fortë për dashurinë e njeriut për njeriun, familjari i shkelqyer e biznesmeni bashkëpunues, human, gjithnjë me shikimin e tij natyral e gjenetik nga perendimi.
Sot më shumë se kurrë shoqëria jonë ka nevojë për njeriun e dashur, human e bashkëpunues të cilit i duhet referuar e përcjellur te brezat, këtë botë e bën individi i fortë, familja e shëndoshë, e bën e gjithë shoqëria dhe funksionale e bën qeversja e mbarë..