Ballina Shëndet Në cilat shtete konsumohet më shumë mishi?

Në cilat shtete konsumohet më shumë mishi?

Kemi dëgjuar së fundmi që njerëzit kanë reduktuar konsumimin e mishit, madje disa prej tyre e kanë hequr tërësisht nga dieta, duke mos e konsumuar fare.

Arsyet për ketë janë kryesisht se konsumimi në mënyrë të moderuar të mishit është më e shëndetshme, ndikimi i tyre në mjedis si dhe mirëqenia e kafshëve.

Një e treta e britanikëve pretendojnë se kanë ndalur të hanë mish ose kanë reduktuar përdorimin e tij,  ndërsa dy të tretat e atyre në SHBA thonë se hanë më pak mish.  një numër dokumentarësh dhe avokatë të nivelit të lartë veganë, kanë nxjerrë në pah përfitimet e mundshme të ngrënies më pak mishit.

Ajo që ne dimë është se konsumi global i mishit është rritur me shpejtësi gjatë 50 viteve të fundit.

Prodhimi i mishit sot është gati pesë herë më i lartë se në fillim të viteve 1960 – nga 70 milion tonë në më shumë se 330 tonë në vitin 2017.

Njëra prej arsyeve konsiderohet të jetë se tashmë në botë është rritur numri i popullsisë.

Gjatë kësaj periudhe popullsia botërore është më  shumë se dyfishuar. Në fillim të viteve 1960 kishte rreth tre miliardë njerëz, ndërsa sot janë më shumë se 7.6 miliardë. Megjithëse popullsia është rritur, prodhimi i mishit është rritur pesëfish. Në cilin shtet konsumohet më shumë mishi?

Sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës së Bashkimit Evropian , shihet një lidhje në mes pasurisë së një vendi konsumit të mishit në të gjithë botën. Në vitin 2013, SHBA dhe Australia kryesuan tabelat për konsumin vjetor të mishit.

Krahas Zelandës së Re dhe Argjentinës, të dyja vendet rezultonin me konsumim me më shumë se 100 kg për person, ekuivalente me rreth 50 pula ose gjysmë  gjedhi secili. Në fakt, niveli i lartë i konsumit të mishit mund të shihet në të gjithë Perëndimin, në shumicën e vendeve në Evropën Perëndimore që konsumojnë mes 80 dhe 90 kilogramë mish për person.

Në anën tjetër të spektrit, shumë nga vendet që janë më të varfra në botë hanë shumë pak mish.