Ballina Diaspora Diaspora siç e dua unë!

Diaspora siç e dua unë!

Disa mendime rreth diasporës shqiptare dhe roli dhe marrdhëniet e saj me atdheun mëmë
 
Nga AJET NURO – Montréal\ Kanada.
 
Popullsia e një vendi e shpërndarë nëpër botë përbënë atë që quhet diasporë. Për shqiptarët, diaspora merr rëndësi të veçantë. Nuk ka një moment të historisë moderne të saj që diaspora të mos ketë ndikuar për të mos thënë se ndikimi i saj ka qenë vendimtar. Krijimi i shtetit të ri dhe sidomos ruajtja e integritetit dhe ekzistenca e shtetit të ri shqiptar nuk mund të arrihej a ndihmën e diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vet shteti i ri shqiptar, institutet demokratike dhe vendimet e qeverisë së tij kishin përballë kritikën e disaporës shqiptare aq sa jo më kot mbreti Zog emëroi pikërisht një figurë të diasporës shqiptare si Faik Konica si ambasador të shtetit shqiptar në Washington. Lufta e Dytë botërore dhe ardhja e komunistëve në pushtet bëri që kundërshtarët e regjimit të linin vendin për t’i shpëtuar terrorin dhe zhdukjes. Ata që nuk mundën të ikin, u dihet fati. Kuptohet që të ikurit apo të arratisurit ishin kundërshtarë politi të regjimit. Ishte një pjesë e vogël që iknin me bekimin e regjimit edhe për qëllimet e tij. Kundërshtarë apo jo, regjimi komunist kishte interesat e vete tek kjo pjesë e popullsisë shqiptare e larguar nga atdheu. Kjo pjesë e popullsisë “Shqiptarët jashtë atdheut/ kishin emisionin e tyre radio, pjesë e propagandës. Pjesë e propagandës ishin edhe vizitat e “shqiptarëve jashtë atdheut” dhe intervistat dhënë televizionit shqiptar me ato përshtypje të jashtzakonshme nga atdheu dhe përparimin e jashtzakonshëm të tij. Përgjatë pothuajse 45 vjetë, kufiri shqiptar ishte i mbyllur dhe tentativat për t’u arratisur në pjesën më të madhe përfunduan në tragjedi. Le të kujtojmë se arratisja ishte një nga krimet më të dënuar të periudhës komuniste. Po të shtosh këtu dënimet dhe internimet e familjes së atij që guxonte të arratisej, kuptohet rezultati. Hapja e kufijëve apo shpërthimi i tyre në prag të vitit të ri 1991 shënuan fillimin e një ikje masive që u quajt edhe “eksod biblik” pasi ikja e shqiptarëve drejt perëndimit shënon ikjen më masive në të gjithë vendet e lindjes europiane. Ky eksod shënoi edhe krijimin e disaporës më të re shqiptare. Qeveritë e pas 1990 fillimisht u interesuan për diasporën shqiptare sidomos për “milionerët” shqiptarë për t’i tërhequar ata në investime. Pas kësaj, heshtje. Interseimi i qeverive shqiptare për qytetarët e saj nëpër botë fillimisht ka qenë zero përveç viteve të fundit kur fillimisht u krijua një drejtori e diasporës në kuadrin e ministrisë së jashtëme dhe së fundi me krijimin e një mistrie diaspore. Duhet thënë se qeveria e Kosovës ka qenë edhe më përpara në përpjekjet për të krijuar lidhjet me diasporën si dhe në krijimin e një ministrie enkas për diasporën por edhe organizma që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut. Së fundi, qeveria shqiptare është hedhur në një sulm të përgjithshëm për të kapur kohën e humbur. Kjo nuk ka se si të mos përgëzohet. Por, disapora çfarë duhet të bëjë në këtë mes, si duhet të reagoj?
Diaspora shqiptare sidomos ajo e re, është padyshim pasuria më e madhe e shqiptarëve. Suksesi i tyre, integrimi në vendet që ata kane zgjedhur, ekserienca e tyre do të ishte tërheqëse për çdo shtet e shoqëri civile si mjet për përparimin politik, ekonomik e shoqëror. Në këtë kuptim, do të ishte e udhës të shihej integrimi apo ri-integrimi i disaporës shqiptare në jetën e atdheut të saj. Një debat është hapur madje edhe në mundësinë që kjo e fundit të marr pjesë nȩ jetën politike të vendit të vet pra, të ketë të drejtë votimi. Dy janë qendrimet kryesore në këtë pikë:
1. Diaspora shqiptare nuk ka të drejtë të marr pjesë në jetën politike shqiptare pasi ajo nuk paguan taksa shtetit shqiptar. Mundet që praktika e shumë vendeve është e tillë që politikbërja është e rezervuar për taksapaguesiit, Sidoqoftë diaspora shqiptare duhet dhe përbënë një veçanti. Në sitemin elektoral të tanishëm shqiptar që unë do të konsideroja më të keqin që mund të zgjidhte një vend, diaspora nuk ka vend dhe nuk do të ishte e logjikshme pjesmarrja e saj. Pjesmarrja e saj veç do të rriste cinizmin dhe do të ishte pjesȩ e problemeve të tanishme të politikës shqiptare.
2. Diaspora shqiptare të ketë të drejtë të marr pjesë në jetën politike shqiptare por veç në një realitet të ri. Nëse diaspora do të jetë pjesë e partive politike shqiptare, ajo kurr nuk do sjell ndonjë gjë të re, Vetëm nëse ajo do të ketë zërin e saj, vetëm kur diaspora shqiptare të jetë opozitë dhe kritike e asaj që ndodh në Shqipëri, vetëm at’here diaspora shqiptare do të ketë edhe një rol për të luajtur.
Nuk mund të kaloj në heshtje nja dy ngjarje që kanë të bëjnë pikërisht me organizimet e disaporës shqiptare. Me nismën e qeverisë shqiptare po flitet dhe janë bërë edhe hapat e domosdoshme për krijimin e një këshilli koordinativ kombëtar me përfaqësues nga diaspora. Kandidaturat më të mira iu dërguan ministrit Pandeli Majko i cili do zgjedhi edhe përfaqësuesit e diasporës për çdo shtet. Por, problemi qëndron që në një vend ku ka munges të ndarjes së pushteteve, difiçit demokracie dhe një shtyp e media të pafuqishme e të pavarura, mënyra se si qeveria kërkon të tërheqi diasporën në një marrdhënie me shtetin amë lë për të dëshiruar.
Mendoj se diaspora ka dhe duhet të krijoj mekanizma përzgjedhje dhe duhet me domosdo të ngelet e pavarur. Imagjinoni që ministri të zgjedhi një kandidaturë mes 10 tê tjerave. Ai që do zgjidhet nga qeveria (ministri) është më i zoti se të tjerët?! Ai që do të zgjidhet nga ministri do të jetë i pavarur të jap mendimin e tij qoftë edhe në kundërshtim me atë që e ka zgjedhur?! Ne nëntor 2016, qeveria shqiptare organizoi një samit të parë të diasporës. Unë nuk di të them se çfarë u vendos e se çfarë u bë pas atij samiti. Tash po organizohet një samit i dytë. Sipas burimeve qeveritare, buxheti i samitit për qeverinë i kalon 66 milionë lekë. Në një vend si vendi ynë, ku njerëzit duan të ikin prej andej mes të tjerash nga varfëria dhe mungesa e një perspektive, mbajtja e një samiti me çdo çmim më duket liks i tepëruar. E parë me sytë e qeverisë, sigurisht ia vlen të harxhohen këto parà të taksapaguesve shqiptarë për diaporën e saj.
Po diaspora, si mendon?
1 shkurt 2019