Ballina Aktualitet Jo platformё bisedimesh me Serbinё, por strategji koherente

Jo platformё bisedimesh me Serbinё, por strategji koherente

Nga dr. Islam LAUKA*

Ka kohё qё po flitet pёr hartimin e njё platforme bisedimesh me Serbinё, qё do tё shёrbejё si njё udhёrrёfyes pёr delegacionin shtetёror dhe tё gjitha institucionet e pёrfshira nё kёtё proces. Platforma do tё miratohet nё Kuvendin e Kosovёs.

Duket se, tani, ajo ёshtё nё pёrfundim e sipёr. Megjithёse me vonesё, hartimi dhe miratimi i kёtij dokumenti tё munguar, ёshtё njё hap i nevojshёm dhe pozitiv.

Platforma, si rregull, ёshtё njё tёrёsi parimesh, objektivash, pra njё program. Nё varёsi tё objektit, nё rastin tonё tё bisedimeve me Serbinё, ajo mund tё pёrmbajё edhe vijat e kuqe, qё nuk duhen shkelur. Pёr situatёn nё tё cilёn ndodhet procesi i bisedimeve me Beogradin, kur po gjallojnё gjithёfarё tezash, midis tё cilave, edhe ajo pёr shkёmbimin e territoreve me Serbinё, veshja e kёtyre vijave me fuqi ligjore ёshtё e detyrueshme. Rrugё tjetёr pёr t’u dhёnё fund eksperimenteve krijuese tё Thaҁit dhe ndonjё mbёshtetёsi tё tij, nuk ka.

Megjithatё, nisur nga kompleksiteti i bisedimeve, nga natyra e kundёrshtarit qё kemi pёrballё, si dhe konteksti i lёvizshёm, thuajse sizmik, ndёrkombёtar, mendoj se ky dokument ёshtё i pamjaftueshёm. Parimet dhe objektivat e politikёs sё jashtme, nё tёrёsi dhe ato pёr bisedimet me Serbinё, si ҁёshtje specifike, nuk kanё munguar, as mё parё. Ato i gjejmё nё fjalimet e drejtuesve kryesorё shtetёrorё, nё programet qeveritare, nё Programin pёr Zbatimin e MSA, etj. Pёrgjithёsisht, ato janё formuluar qartё dhe saktё.

Por, nё gjykimin tim, ajo qё i ka munguar politikёs sё jashtme nuk janё platformat, por ёshtё njё dokument tjetёr themelor–strategjia koherente. Edhe 11 vjet pas Shpalljes sё Pavarёsisё, ky dokument nuk ekziston. Ashtu siҁ nuk ekziston ndonjё strategji pёr bisedimet Kosovё– Serbi, megjithёse kanё kaluar 8 vjet, qё nga fillimi i tyre. Mungesa e kёtyre dy dokumenteve ka dёmtuar rёndё politikёn e jashtme dhe procesin e bisedimeve me Serbinёm, sidomos kёtё tё fundit, qё ёshtё nё zhvillim e sipёr dhe po kёrkohet pёrmbyllja e shpejtё e tij. Ndёrkohё, Kosova ka miratuar dhjetёra e dhjetёra strategji kombёtare, dikasteriale dhe sektoriale. Dhe mirё ka bёrё, pavarёsisht se zbatimi i tyre le shumё pёr tё dёshiruar.

Hartimi dhe miratimi i strategjisё, lidhur me bisedimet pёr normalizimin e marrёdhёnieve me Serbinё dhe nёnshkrimin e marrёveshjes pёrfundimtare, ligjёrisht tё detyrueshme, qё do tё ҁonte nё njohjen e ndёrsjellё, ёshtё njё hap i domosdoshёm.

Cilat janё avantazhet e strategjisё se bisedimeve, si dokument bazё, nё krahasim me platformёn?

Sё pari, strategjia, veҁ parimeve, qёllimeve dhe objektivave qё i pёrmban edhe platforma, pёrcakton planin e veprimeve pёr arritjen e objektivave.

Sё dyti, ajo pёrcakton burimet, mjetet qё mundёsojnё realizimin e kёtij plani.

Sё treti, strategjia pёrcakton, nё vija tё pёrgjithshme, taktikat qё duhen ndjekur deri nё realizimin pёrfundimtar tё objektivave dhe veprimeve tё qeverisё dhe, nё hollёsi, ato tё fazёs sё parё tё zbatimit tё tyre.

Sё katёrti, strategjia pёrbёn njё koncept tё pёrpunuar mbi raportin e forcave dhe mjeteve, nё hapёsire dhe nё kohё. Nё kёtё kuadёr, ajo merr nё konsideratё mundёsitё objektive dhe subjektive tё realizimit tё qёllimeve politike, por edhe gjasat e dёshtimit, qё mund tё jenё pasojё e dobёsive tё shfaqura nga aktorё tё brendshёm, si dhe e ndryshimit tё kontekstit ndёrkombёtar. Nё njё zhvillim tё tillё, ajo parashikon korrigjimin e qёllimeve politike, duke harmonizuar ambicjet me mundёsitё dhe kapacitetet reale shtetёrore dhe kombёtare.

Sё pesti, strategjia ёshtё plani qё merr parasysh ҁdo lёvizje tё aktorit tjetёr, nё ҁdo fazё tё ballafaqimit. Nё kёtё dritё, ajo parashikon skenarёt e pёrshtatshёm pёr t’iu pёrgjigjur dinamikёs dhe natyrёs sё lёvizjeve tё kundёrshtarit.

Sё fundi, strategjia parashikon partnerёt dhe aleatёt e jashtёm, me tё cilёt ne duhet tё bashkёpunojmё e bashkёveprojmё pёr sendёrtimin e saj nё jetё, por edhe forcat dhe faktorёt e huaj potencialё, me tё cilёt mund tё bashkёpunojё dhe bashkёveprojё kundёrshtari ynё, me qёllim qё tё pengojё arritjen e objektivave tona.

Nё mungesё tё strategjisё sё bisedimeve me Serbinё, kёtij procesi i ka munguar koherenca, lidhja e ngushtё midis elementeve pёrbёrёs tё saj. Ҫ’ёshtё mё e keqja, atij i kanё munguar elementet strategjikё thelbёsorё: plani i veprimeve pёr arritjen e qёllimeve politike; mjetet dhe burimet konkrete pёr zbatimin e kёtij plani; taktikat e menҁura qё i kontribuojnё realizimit tё tij; harmonizimi i ambicjeve shtetёrore me mundёsitё reale; skenarёt alternativё, pёr t’iu pёrgjigjur dinamikёs sё situatёs sё brendshme dhe tё jashtme dhe lёvizjeve tё papritura tё kundёrshtarit.

Po tё kishim njё strategji koherente, qё nё fillim tё bisedimeve Kosovё–Serbi, nё vitin 2011, mbase, nuk do tё pёrballeshim me njё arbitraritet tё atyre pёrmasave, siҁ u shfaq nga pёrfaqёsuesit tanё nё kёtё proces; mbase, bisedimet “teknike” nuk do tё konsideroheshin aq teknike; shteti i pavarur dhe sovran i Kosovёs nuk do tё bёhej me asterisk, i cili ka 7-8 vjet, që nuk shkrin se nuk shkrin. Tabelat e makinave tё vozitёsve kosovarё nuk do tё zёvendёsoheshin me tё pёrkohshme, prej letre, kur ata udhёtojnё pёr nё Serbi; nuk do tё pranoheshin kopjet e dokumenteve kadastrale, por do tё kёmbёngulej pёr marrjen, nga Beogradi, tё atyre origjinale; nuk do tё nёnshkruhej me aq shkelje tё rёnda, nё dёm tё Kosovёs, Marrёveshja pёr Bashkёsinё e Komunave Serbe. Me njё fjalё, do tё kёrkohej reciprocitet, i cili pёrbёn parimin bazё nё marrёdhёniet ndёrshtetёrore.

Mё tej, mbase, do tё parandaloheshin edhe nismat e rrezikshme tё Thaҁit pёr shkёmbime territoriale me Beogradin dhe klasifikimi i Presidentit rus, Vladimir Putin si aleat i Kosovёs.

Jo se strategjia do tё na mbronte nga tё gjitha tё kёqijat nё procesin e bisedimeve me Serbinё. Me, ose pa tё, protagonizmi dhe arbitrariteti i pushtetarёvё tanё, vёshtirё tё mos lёrё gjurmё. Gjithsesi, mendoj se prania e kёtij dokumenti do t’i kishte zvogёluar shumё dёmet e shkaktuara nga mungesa e tij. Duket se kundёrshtari ynё, Serbia, nuk ka improvizuar si ne, por ka vepruar nё bazё tё njё strategjie tё studiuar dhe tё taktikave tё sofistikuara, tё mbёshtetura nё burime e mjete, jo vetёm financiare. Nga njёra anё, gatishmёri e shtirur pёr bisedime, nga tjetra anё, plan veprimesh agresive, skenarё tё hapur e tё nёndheshёm pёr zhbёrjen e pavarёsisё sё Kosovёs. Procesi i ҁ’njohjeve tё Kosovёs ёshtё pasojё e drejtpёrdrejtё e strategjisё serbe, tё cilёn Ministria jonё e Punёve tё Jashtme, pёr njё kohё tё gjatё, e ka injoruar, si nё anekdotёn e njohur tё gomarit, që po e shqyente ujku dhe ai thoshte “bane Zot andёrr!”

Aktualisht, bisedimet Kosovё – Serbi kanё ngecur. Mendoj se duhet shfrytёzuar ky moment dhe tё merremi seriozisht me hartimin dhe miratimin, sa mё shpejt tё jetё e mundur, tё strategjisё pёr kёtё ҁёshtje kaq tё rёndёsishme pёr interesat tona shtetёrore dhe kombёtare. Krahas kёtij dokumenti le tё qёndrojё edhe ai i platformёs, nё qoftё se ka pёrfunduar. Por vetёm krahas tij. Pa njё strategji koherente, ndikimi i platformёs nё procesin e bisedimeve, rrezikon tё jetё i papёrfillshёm.

Pёr zbatimin e strategjisё sё bisedimeve me Serbinё, mendoj se duhet tё raportohet 3-4 herё nё vit, nё Kominision e Jashtёm tё Kuvendit dhe, tё paktёn, njё herё nё vit, nё seancё plenare tё Parlamentit.

Pas miratimit tё saj, institucionet e Kosovёs duhet tё merren me hartimin, pa vonesё, tё strategjisё sё politikёs sё jashtme, tё strategjisё sё mbrojtjes, tё asaj pёr sigurinё informative, por edhe, nё fusha tё tjera tё rёndёsishme, ku mungojnё dokumente tё kёsaj natyre, ashtu siҁ bёjnё tё gjitha shtetet serioze.

_________

* Islam LAUKA, doktor i shkencave politike, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë.