Ballina Rajoni Nimetz: Maqedonia dhe Greqia kanë hedhur një “hap vizionar” me ratifikimin e...

Nimetz: Maqedonia dhe Greqia kanë hedhur një “hap vizionar” me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

U

 

“Hap vizionar” e quan Matthew Nimetz, hapin që kanë hedhur Maqedonia dhe Greqia me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për çështjen e emrit, Nimetz lëshoi një deklaratë për shtyp pas njoftimit se edhe parlamenti grek e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. “Të dy fqinjët kanë hapur derën për marrëdhënie të reja midis njëri tjetrit dhe një epokë të re për konsolidimin e sigurisë dhe paqes në Ballkan,” shkruan Nimetz.

Nimetz, që ka punuar 28 vjet për të arritur në këtë ditë thotë, se pret përfundimin e procesit siç e përmban marrëveshja dhe premton angazhimin e OKB për të punuar me të dy palët.

Edhe Sekretari i Përgjitshëm i OKB, António Guterres lëvdoi udhëheqësit e Maqedonisë dhe Greqisë që sinjalizuan dhënien fund të grindjeve për emrin. Në një deklaratë lexuar nga nënzëdhënësi i tij, Fahran Haq, Guterres shkruan se “zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, do i japë shtysë të re përpjekjeve të pajtimit në Europë dhe më gjerë.