Liderët e Spanjës, Gjermanisë dhe Francës, kanë paralajmëruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se duhet të organizojë zgjedhjet brenda tetë ditësh – në të kundërtën do të përkrahin opozitën.
Maduro është nën presion për shkak se rivali i tij Juan Guaido e ka shpallur veten president në detyrë të mërkurën, pas protestave massive kundër Maduros.
Maduro e ka akuzuar Guaidon për grusht-shtet dhe shkëputje të raporteve me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të shtunën se Spanja ka përgjegjësi ndaj Amerikës Latine. “Ne nuk duam ndryshim apo largim të qeverisë, ne duam demokraci dhe zgjedhje të lira në Venezuelë”, tha Sanchez.
Franca dhe Gjermania lëshuan njoftime të ngjajshme me Spanjën, që bën të ditur qëndrimin e përbashkët për mbajtjen e zgjedhjeve në Venezuelë.
Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara, po ashtu do të diskutojë rreth krizës në Venezuelë.