Ushtria e Suedisë tha se një aeroplan rus i zbulimit dhe dy aeroplanë ushtarak shkelën për kohë të shkurtë hapësirën ajrore të Suedisë në bregun e detit Baltik.
Tre aeroplanët fluturan më 19 janar në jug të qytetit Karlshamn, rreth 135 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar të Malmos.
Në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Suedisë, thuhet se aeroplanët hynë në hapësirën ajrore suedeze pa leje, dhe se për këtë veprim të rusëve, ata e kanë informuar menjëhërë qeverinë suedeze.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e ka mohuar incidentin.
“Të gjitha luturimet janë zhvilluar në pajtim të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimit të hapësirës, pa shkelur kufijtë e asnjë shteti” thuhet në deklaratë.
Incidenti vjen në një kohë të rritjes së aktivitetit ushtarak në rajonin e Detit Baltik, me disa raportime për shkeljet e hapësirës ajrore nga aeroplanët ushtarakë rusë dhe një prani më të madhe të anijeve ushtarake ruse.