Dronët me krahë robotike mund të ndihmojnë në parandalimin e gropave të mëdha duke zbuluar çarje të vogla në asfalt dhe riparimin e tyre përmes teknologjisë 3D.
Një flotë e dronëve autonomë do të skanojnë rrugët duke kërkuar për çarje të vogla gjatë natës në kohën kur rrugët janë bosh për të shmangur ndërprerjen e trafikut. Ata pastaj do të spërkasin asfalt të stampuar në 3D në sipërfaqe të dëmtuara për të parandaluar zhvillimin e gropave të mëdha.
Inxhinierët zhvilluan projektin inovativ si një zgjidhje për problemin kryesor të gropave në shumë qytete. Dronet janë zhvilluar në Leeds, i cili ashtu si edhe shumë qytete në Britani, kanë një problem të madh me gropat nëpër rrugë, me më shumë se 10,000 të raportuara ndërmjet viteve 2014 dhe 2017. Projekti pesëvjeçar synon ta bëjë Leedsin qytetin e parë në botë, teksa rrugët do të mirëmbahen plotësisht në mënyrë autonome deri në vitin 2035.
Një nga arritjet kyçe të projektit deri më tani ka qenë puna me University College London për të zhvilluar teknologji të printimit 3D të asfaltit që mund të transportohet përmes dronit. Puna është tashmë drejt përfundimit në zhvillimin e një sistemi skanimi dhe vendim-marrës për dronët. Profesor Rob Richardson, drejtor operativ i elementit robotik të projektit tha se shpreson të shohë këtë teknologji në qytete të mëdha, me Leedin që është i pari. “Vizioni ynë i madh është deri në vitin 2050, që e gjithë Mbretëria e Bashkuar të ketë qytete vetë-riparuese,” tha ai.
‘Ju mund t’i shihni dronët në kohë të veçanta të ditës në vende të veçanta, por ju nuk do t’i shihni gjatë gjithë kohës. Zhvillime të tjera përfshijnë një robot inspektimi që mund të veprojë në mënyrë autonome në një tub një inç, të cilët mun të identifikojnë në mënyrë të efektshme gropat në rrugë si dhe defekte të tjera të këtij lloji.
Është menduar që në fund do të vendosen dronët për të skanuar rrugët dhe për të identifikuar dhe rregulluar çarje të vogla për të parandaluar zhvillimin e gropave më të mëdha. Projekti zyrtarisht quhet ‘Balancimi i Ndikimit të Inxhinierisë së Infrastrukturës së Qyteteve në Sistemet Natyrore duke përdorur Robotët’.