Ballina Kuriozitete Teknologjia do zhdukë historinë! Alarmi i përfaqësuesit të Google

Teknologjia do zhdukë historinë! Alarmi i përfaqësuesit të Google

Teknologjia digjitale do të ndikojë në zhdukjen e fakteve historike. Ajo po rrezikon ta transformojë shekullin e 21-të në një epokë thuajse të paaksesueshme për historinë. Vinton Cerf, një nga “kokat e internetit” aktualisht zëvëndëspresidenti i Google, paralajmëron për “vrimën e zezë” drejt se cilës pa vetëdije çdo ditë i ‘’groposim’’ dokumentet tona më të shtrenjta si tekstet, fotografitë, videot, që flasin për jetën tonë. Por edhe dokumentet ligjore, dëshmitë, informacionet e vlefshme për qytetarët e ardhshëm, që në shekujt në vazhdim do të kërkojë të kuptojë diçka për ne dhe për historinë tonë.

Sipas Cerf në vitet që vijnë historianët do të kthejnë kokën pas për të studiuar erën tonë dhe do të gjenden përballë një shkretëtire digjitale të ngjashme me Mesjetën, një epokë për të cilën dijmë relativisht pak për shkak të mungesës së dokumenteve të shkruara.
“Këshilla ime është, që nëse keni foto që i keni përzemër vërtetë, krijoni kopje fizike për to. Pra printojini” shprehet Cerf, për Huffingtonpost.it.