Ballina Shëndet Më pak mish dhe më shumë arra për shëndetin dhe planetin

Më pak mish dhe më shumë arra për shëndetin dhe planetin

Si të ushqehen shëndetshëm 10 miliardë banorë deri në 2050 pa cënuar planetin?

”Duke përgjysmuar konsumin botëror të mishit të kuq dhe sheqerit dhe duke dyfishuar atë të frutave, perimeve dhe arrave”, këshillojnë specialistët në këtë fushë, të cilët duan një transformin rrënjësor të mënyrës sonë të të ushqyerit.

Për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin duhet sipas tyre të konsumohet çdo ditë mesatarisht 300 gramë perime, 200 gramë fruta, 200 gramë drithëra të plota (oriz, grurë, misër) 0,25 litra qumësht i plotë (ose nënprodukt i tij), por vetëm 14 gramë mish i kuq ose 10 herë më pak se një biftek i përmasës klasike.

”Në mungesë të mishit të kuq, proteinat mund t’i marrim nga konsumi i shpendëve (29 gramë) peshk (28 gramë), vezë (13 gramë)  arra ose fruta të thata të gjitha llojeve (50 gramë)”, rekomandojnë ekspertët në një raport të realizuar në bashkëpunim nga revista mjekësore ‘’The Lancet’’ dhe OJQ-ja ‘’Fondation EAT’’.

Sipas tyre, një dietë e tillë do të mundësonte parandalimin e rreth 11 milionë vdekjeve të parakohshme në vit në botë ose një të pestën e numrit të përgjithshëm të vdekjeve, ndërsa popullsia botërore do të rritet deri në 10 miliardë banorë deri në 2050.

Dieta do të kishte shumë ndikim edhe në planet, pasi prodhimi botëror i ushqimeve kërcënon qëndrueshmërinë e sistemit tonë klimatik dhe ekosistemeve.

‘’Dietat aktuale të ushqimit po e orientojnë Tokën përtej kufijve të saj dhe janë burim i sëmundjeve. Ata janë njëkohësisht kërcënim si një individët dhe planetin’’, shkruajnë autorët.