Ballina Kulinari Receta e ditës/ Supë krem me kërpudha

Receta e ditës/ Supë krem me kërpudha

Përbërësit:

40 gr gjalpë
7 dl qumësht
25 gr miell
250 gr kërpudha
1 qepë
bishta qepësh të njoma
bukë të thekur
vaj ulliri
kripë, piper

Përgatitja:

Në zjarr të vogël shkrini 40 gr gjalpë dhe me pas vini qepën e grirë hollë për të skuqur, më pas bashkoni kërpudhat të prera në feta shumë të holla dhe lërini në zjarr të vogël dhe për 10 minuta.

Shtoni miellin dhe përziejeni herë pas here me një lugë druri që të mos formojë toptha, kriposeni,. hidhini piper dhe shtoni qumështin, vazhdoni ta përzieni pa ndërprerje sepse mielli tenton të ngjitet në fundin e enës, lëreni në zjarr dhe për 10 minuta të tjera deri sa të keni përftuar një krem mesatarisht të trashë.

Shpërndajeni supën krem në tasa për supë dhe zbukurojeni me feta kërpudhe, bishta qepësh të njomë dhe bukën e thekur.