Prej tre-vjeçarit 2024-27 UEFA ka në plan një ndryshim total në formatin e kompeticionit më të madh për klube në kontinent.
Ndeshjet do të luhen në fundjavë, me kampionatet që do të luhen në mes të javës.
Gjithashtu, po studiohet shpërndarja e “wild card”, ftesa për klube me histori të madhe, apo që përfaqësojnë qytete shumë të rëndësishme.
La Repubblica në Itali ka prezantuar projektin, nga i cili përfitojnë Juventusi, Milani e Interi, sepse do të ishin të privilegjuara edhe në rast se nuk do të kualifikoheshin dot në fushë.
Natyrisht, kundër këtij formati janë Roma, Lazio, Napoli apo Fiorentina, që nuk duan që ta nisin sezonin duke e ditur që tre vende për në Champions janë të prenotuar.