Ballina Shëndet Shkencëtarët zbulojnë kimikatin që gjendet tek faturat

Shkencëtarët zbulojnë kimikatin që gjendet tek faturat

Sipas një studimi të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se deri në 90 për qind e faturave apo kuponave tatimore përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer. 

Faturat të cilat përdorin bojë që zbehet me kalimin e kohës bëhen me ‘letër termike’ e cila përmban BPA (bisphenolA). Studimet kanë treguar se kimikati mund të çojë në kancer të varur nga hormoni dhe ka qenë më parë i lidhur me infertilitetin, autizmin, ADHD, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.

Ka tashmë shqetësime rreth ekspozimit të tepërt të njerëzve ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë. Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në çanta, kuleta, ose makina, sipas Profesor Nicolás Olea, nga Universiteti i Granadës, Spanjë. BPA është shtuar në fatura për të bërë shkrimin e tyre të errët pa përdorur bojë, dhe është gjetur edhe në shishe uji plastike dhe mbajtëset e ushqimit. Hulumtuesit ndërkombëtarë, kanë analizuar 112 fatura dhe bileta letre termike nga Brazili, Spanja dhe Franca. “Ne mund ta njohim këtë lloj letre, sepse ajo menjëherë kthehet e zezë në qoftë se e vendosim pranë një burimi të ngrohjes, si p.sh. një shkrepëse”.

Më shumë se 90 për qind e faturave tatimore të grumbulluara në Brazil dhe Spanjë kishin BPA, por vetëm gjysma e tyre të grumbulluara në Francë paraqitën praninë e BPA, treguan gjetjet. Qeveria franceze ka ndërmarrë veprime për zvogëlimin e përdorimit të kësaj përbërjeje kimike në letër termale që nga viti 2014. “Për shembull, faturat nuk duhet të hyjnë në kontakt me ushqimin, për shembull, mish apo peshk, duke e shpaketuar atë në kuzhinë”, thuhej në studim. Shkencëtarët kanë kërkuar alternativa për të zëvendësuar gradualisht BPA në një sërë artikujsh.

Hulumtimet e kaluara zbulojnë që arkëtarët dhe stafi i pritjes mund të trajtojnë deri në 30 fatura në orë, dhe pas një kontrolli, rezultojnë të kenë nivele më të larta BPA dhe BPS në gjakun dhe urinën e tyre se sa personi mesatar. “Mbrojtja e qindra mijëra të rinjve që punojnë si arkëtarë në supermarkete dhe në dyqanet e tjera nuk është aq e zbatueshme sa duhet,” shtoi profesor Oleo.