Ballina Rajoni Daçiç: Kosova dhe anëtarësimi në BE prioritetet kryesore të Serbisë

Daçiç: Kosova dhe anëtarësimi në BE prioritetet kryesore të Serbisë

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se dy prioritetet më të rëndësishme të Serbisë për vitin 2019 janë ruajtja e interesave në Kosovë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të heqim dorë nga angazhimi ynë për dialog dhe për kompromis në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare” ka thënë Daçiç në një paraqitje para mediave.

“Ne jemi për marrëveshje me Prishtinën mirëpo ndaj çdo veprimi të tyre të njëanshëm ne do të reagojmë me forcë për të mbrojtur interesat tona” tha shefi i diplomacisë serbe.