Ballina Sport Juventus kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Juventus kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Juventus është kualifikuar në çerekfinalen të Kupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” mposhti Bolognan me rezultatin 2-0, ndërsa Ronaldo u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 62’.

Golin e parë të takimit e shënoi Bernardeschi (9’), ndërsa në pjesën e dytë ishte talenti Kean që dyfishoi shifrat.

Deri në fund të ndeshjes rezultati qëndroi i pandryshuar.