Ballina Bota Tri metra borë në Austri

Tri metra borë në Austri

Austria është vendi që në Evropën qendrore po i përjeton më keq reshjet e pazakonta të dëborës ku numri i viktimave, sidomos nga orteqet, ka shkuar në 13 në pak ditë.

Vende-vende, dëbora ka shkuar në tre metra lartësi, duke ofruar pamje të pazakonta.

Nga ana tjetër, autoritetet, sidomos ato në shtetin federal ë Steiermarkit, kanë bërë thirrje për t’iu shmangur sa më shumë terrenit, që zakonisht fton dhe për argëtim.

“Ai që nuk i përmbahet udhëzimeve zyrtare, nuk vepron vetëm në mënyrë të papërgjegjshme, por i rrezikon jetën e tij dhe të tjerëve”, tha Michael Schickhofer, zëvendëskryeministër i Steiermarkit.