Ballina Bota Elysee: Macron dhe Merkel do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi...

Elysee: Macron dhe Merkel do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi franko-gjerman

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel do të nënshkruajnë një traktat të ri të bashkëpunimit dhe integrimit franko-gjerman më 22 janar në Aachen në Gjermani, njoftoi sot Elysee.

‘’Ky traktat do të mbështetet në gurin themeltar të Traktatit të Elysee të vitit 1963, me kontribut të veçantë në ripajtimin historik midis Francës dhe Gjermanisë për të synuar një objektiv të ri për një bashkëpunim të shtuar midis Francës dhe Gjermanisë’’, sqaroi presidenca. /ATSH