Ballina Bota Papa Françesku: Udhëheqësit nacionalistë minojnë diplomacinë globale

Papa Françesku: Udhëheqësit nacionalistë minojnë diplomacinë globale

Udhëheqësit nacionalistë po e dobësojnë sistemin e diplomacisë multilaterale në botë, tha Papa Françesku në adresimin e tij vjetor për ambasadorët në Selinë e Shenjtë.

Papa e kritikoi, siç tha ai, “ringjalljen e tendencave nacionaliste”, ndërsa vuri në dukje “pamundësinë e sistemit multilateral për të ofruar zgjidhje efikase për një numër situatash të pazgjidhura”.

“Rritja në pushtet e udhëheqësve populistë dhe nacionalistë pasqyron atë që ndodhi midis dy luftërave botërore, kur paraardhësja e Kombeve të Bashkuara, Liga e Kombeve, dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar konfliktin”, tha Papa Françesku.

“Rilindja e këtyre impulseve sot po e dobëson në mënyrë progresive sistemin multilateral, duke rezultuar me një mungesë të përgjithshme besimi”, tha Papa.

Partitë populiste kundër migrantëve shënuan fitore në një numër vendesh vitin e kaluar, përfshirë Italinë, Francën, Holandën, Hungarinë, Brazilin dhe Poloninë.