Ballina Kulinari Receta e ditës/ Musaka me patate të ziera

Receta e ditës/ Musaka me patate të ziera

Përbërësit:

600 gr.mish të bluar

1 kg patate të reja

2 vezë

2 qepë

vaj

kripë

piper

 

Përgatitja:

Qepët e prera imët i fërgoni me pak yndyrë, pastaj i hidhni mishin e bluar dhe i fërgoni edhe 10-15 minuta, e në fund i hidhni kripë, piper të kuq dhe të zi (sipas dëshirës).

Në një enë tjetër i ziejmë patatet e pastruara mirë. Kur të jenë zier i qërojmë dhe i presim në rrathë.
Në tepsi ose tavë, radhitni një rend patate e një rend mish, derisa të kryhet tërë sasia.

Futeni në furrë të nxehtë, ngadalsojeni temperaturën, dhe pas 20-30 minutash para se të jetë kryer pjekja ,tundni 2 vezë me pak qumësht dhe ia hidhni sipër.

Tepsinë mbajeni në furrë edhe rreth 5 minuta dhe është gati për t`u servirur.