Ballina Kuriozitete Ky është vendi ku mund të shkatërrosh një makinë për të larguar...

Ky është vendi ku mund të shkatërrosh një makinë për të larguar stresin

Thyerja e një veture vetëm për të nxjerrë jashtë zemërimin mund të tingëllojë e çuditshme dhe e papranueshme, por në Holandë tashmë është bërë legale dhe po rekomandohet si “terapia e shkatërrimit”.

Një kompani në Holandë ka nisur ta praktikojë këtë lloj “terapie” dhe plot njerëz po e mirëpresin.

Ata thotë se CarSmash është një mënyrë e mirë për të nxjerrë jashtë zemërimin që kanë nga pritjet e gjata në trafik apo problemet e tjera.

Themeluesi i CarSmash, Marlijn Boshuzien, ka thënë se ideja e këtij aktiviteti është që të ndihmojë njerëzit ta largojnë zemërimin dhe të zvogëlojnë stresin.

“Besoj se CarSmash është një metodë e mrekullueshmë për të hequr zemërimin. Në vend se të thyesh veturat në rrugë apo në ndonjë vend ku është e ndaluar, mund ta bësh këtë gjë në një vend legal”, ka thënë Boshuzien.

Mirëpo, për psikologen Joanna Pantazi, kjo lloj terapie që përcjell dhunë, tingëllon e frikshme.

“Në një farë mënyre më frikëson. Këtë herë janë veturat, por më vonë mund të jetë diçka tjetër”, ka thënë ajo.

Pantazi ka thënë se nëse kjo gjë përsëritet, njerëzit mund të fillojnë ta pëlqejnë e ta marrin si të mirëqenë.

“Është ndryshe nëse këtë gjë e bën një grup shokësh vetëm një herë. Por prapë, është e ndërlikuar, sepse atyre mund t’iu pëlqejë kjo gjë dhe mund të vazhdojnë ta shprehin agresivitetin në këtë mënyrë. Kështu, ti ia jep vetes mesazhin se kjo gjë është në rregull në vend se të mësosh metoda më produktive, për shembull ta qetësosh veten apo të kontrollosh emocionet e tua”, ka thënë Pantazi.

Ndërkaq, fondacioni për shëndetin mendor “Mind” rekomandon terapinë e të bashkëbisedimit si mënyrë për ta menaxhuar agresivitetin.

Sipas këtij fondacioni, agresiviteti është pjesë e të qenurit njeri, por ai mund të menaxhohet më së miri me anë të terapisë së bashkëbisedimit.