Ballina Kuriozitete Kush pi duhan në ballkon në këtë shtet i paguan dëmshpërblim fqinjit

Kush pi duhan në ballkon në këtë shtet i paguan dëmshpërblim fqinjit

Në Rusi, ata që pinë duhan do të paguajnë dëmshpërblim për fqinjët.

Gjykata e Lartë e Rusisë ka marrë një vendim, i cili mund të jetë vendim unifikues në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të personave që e konsumojnë duhanin.

Një person në qytetin Novosibirsk kishte ngritur padi kundër fqinjit të tij, pasi fëmija i prekej nga tymi i duhanit që pinte komshiu në ballkon.

Sipas vendimit që Gjykata e Lartë e Rusisë mori në lidhje me këtë padi në ditët e fundit të 2018-s, duhanpirësi do ti paguajë fqinjit të tij 5.000 rubla (72 dollarë) për dëmin që i ka shkaktuar.

Ndërsa sipas lajmit të gazetës “Rossiyskaya”, që është edhe organi zyrtar i shtypit rus, gjykata në aktvendimin e saj thotë se personat që jetojnë në banesë kanë të drejtë të jetojnë në një mjedis me kushte të përshtatshme pa u përballur me tymin e duhanit dhe efektet e produkteve të duhanit.

Duke iu referuar këtij vendimi unifikues, në Rusi ata që pijnë duhan do të jetë të detyruar të përballojnë dëmet morale që u shkaktojnë fqinjëve të tyre, në rast se tymi i cigares së tyre hynë në banesat e tjera të ndërtesës.trt