Ballina Kuriozitete Sipas raportit të “New York Times” Facebook është kompania së cilës përdoruesit...

Sipas raportit të “New York Times” Facebook është kompania së cilës përdoruesit i besojnë më pak

Facebook është kompania së cilës përdoruesit i besojnë më pak, për shkak të të dhënave personale, ndjekur nga Amazon dhe Twitter, në vend të dytë, por gjithsesi shumë larg nga rrjeti më i famshëm social.

Uber dhe Google plotësojnë klasifikimin e pesë vendeve të para.

Kompanitë teknologjike të cilave njerëzit u besojnë më pak

Sipas një raporti të New York Times, kompania ka anashkaluar rregullat e veta mbi privatësinë për t’u dhënë më shumë se 150 kompanive, ndër të cilat Microsoft, Amazon, Netflix e Spotify, aksesin në mesazhet private të përdoruesve të veçantë mbi të dhënat e përdoruesve të saj.

Ky lajm erdhi vetëm disa ditë pas përhapjes së një ‘bug’ që ekspozoi deri në 6,8 milionë foto personale të përdoruesve te zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta. Këto janë vetëm dy prej polemikave të fundit mbi rrjetin social, që përfundoi në qendër të vëmendjes për skandalet gjatë zgjedhjeve të 2016-s me Cambridge Analytica dhe shkeljes së sigurisë së të dhënave.

40% nuk i besojnë Facebook për përpunimin e të dhënave

Sipas një sondazhi të zhvilluar në dhjetor të 2018-s te 1000 persona nga kompania e kërkimit Toluna, 40% e të intervistuarve deklaroi se i besojnë më pak Facebook kur flitet për informacionet personale. Mosbesimi vjen jo vetëm nga rrjedhjet e ndryshme të të dhënave dhe nga konfidencialiteti, por edhe nga mënyra se si kompania dhe drejtuesit e saj Mark Zuckerberg e Sheryl Sandberg i kanë menaxhuar këto kriza.

Facebook është kompania teknologjike së cilës përdoruesit i besojnë më pak – sipas sondazhit të Toluna. Twitter dhe Amazon renditen në vend të dytë, secila me 8% të të intervistuarve që deklaron se i besojnë më pak kompanive respektive kur flitet për të dhënat personale. Uber, me ngjarjet e njëpasnjëshme në nivel ekzekutiv dhe programeve të dyshimta, renditet në vend të katërt me 7% të përdoruesve që i besojnë më pak.

Tesla, kompania së cilës njerëzit i besojnë më shumë

6% e përdoruesve i besojnë më pak Google, për shkak të ngjarjeve të shumta në lidhje me të dhënat dhe privatësinë si dhe protestat e punonjësve mbi një sërë çështjesh, të cilat kulmuan me CEO-n e Google Sundar Pichai që dëshmoi përballë Kongresit në dhjetor.

Klasifikimi përfundon me Apple e Snap, 4%, Microsoft 2% dhe Netflix e Tesla, me 1%.