Ballina Ravijëzime Junik: Peticion me moto “Ta mbrojmë Erenikun”!

Junik: Peticion me moto “Ta mbrojmë Erenikun”!

Nga Adem Lushaj

Qytetarët e Komunës së Junikut, të prirë nga kryetari Agron Kuçi, kanë vendosur që në çdo mënyrë ti mbrojnë resurset ujore, siç është rastime lumin Erenik. Për mbledhje të nënshkrimeve në mbrojtje të Erenikut, ka bërë të ditur vet kryetari Kuçi, përmes rrjetit social “facebook”.
“Sot filluam me nënshkrimin e peticionit “Ta mbrojmë Erenikun”, me anë të këtij peticioni qytetarët e Komunës së Junikut kanë mundësi të shprehin pakënaqësinë e tyre për marrjen e Burimit të Ujit të Erenikut të Vogël nga Komuna e Gjakovës.
Juniku nuk është kundër furnizimit me ujë për fshatrat e Gjakovës, por jemi kundër degradimit të vazhdueshëm që Komuna e Gjakovës dhe KRU Gjakova po i bëjnë mjedisit dhe tendencës së tyre që në kundërgjim me Ligjin për Ujërat të Kosovës dhe Konventave Ndërkombëtare për ujërat, t’ia ndërrojnë rrjedhën ujit dhe ta marrin atë kundërligjshëm.
Qytetarët kanë mundësi ta nënshkruajnë peticionin nga sot 04.01.2019 deri me 18.01.2019, para objektit të Komunës së Junikut, po ashtu të gjithë qytetarët kanë mundësi ta marrin formën e peticionit në shtëpi dhe ta nënshkruajnë familjarët e tyre.
Peticioni mund të merret në Zyrën e Tatimit në Pronë në Komunën e Junikut”.