Ballina Kuriozitete Cilat shtetet europiane shpenzojnë më shumë në konsumin e pijeve alkoolike?

Cilat shtetet europiane shpenzojnë më shumë në konsumin e pijeve alkoolike?

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostati gjatë kësaj jave, shtetet e Balltikut shpenzojnë një pjesë të madhe të parave të tyre për pije alkoolike.

Bazuar në këto të dhëna, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 130 miliardë dollarë në drejtim të blerjes së pijeve alkoolike në të gjithë Europën.

Estonia është shteti që ka shpenzuar më shumë në drejtim të blerjes së pijeve alkoolike gjatë 2017, rreth 5.2 për qind, e ndjekur nga Latvia (4.9%) dhe më pas nga Lituania me (4%).

Këto tre shtete të tjera më pas janë ndjekur nga Polonia (3.5%), Republika Çeke (3.3 për qind) dhe Hungaria (3%).

Në fund të kësaj renditjeje është Spanja, me konsumin më të ulët të alkoolit, rreth 0.8 %, ndërsa Greqia dhe Italia kanë shpenzuar rreth 0.9 %.

Europa është kontinenti me konsumin më të lartë të alkoolit në botë dhe për pasojë ka edhe numrin më të lartë të vdekjeve sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ashtu siç edhe e përmendëm më sipër, duke qenë se Estonia renditet në vend të parë si vendi me konsumin më të lartë të alkoolit në Europë, Organizata Botërore e Shëndetit po lobon fort në këtë shtet në prezantimin e rregullave të reja mbi çmimin e alkoolit, reklamimin dhe tregtimin e tij.