I dashur Zeqir!
Ky fillim Viti qoftë për Ju një fillim i pa fund i një jete të qetë me shëndet të mirë e lajme të mira për njerëzit që doni e ju duan.
Puna dhe jeta juaj janë dhe do të mbeten simbol i shembullit të mirë se si mund të fitosh zemrat e njerëzve pavarësisht ku ata jetojnë.
Sot, Amerika, Zvicra, Anglia, Kosova e krejt Shqipëria vijnë me mendje e me zemër aty mes pishave të Malit të Shëngjinit mbi kaltërsinë e detit tek oazi i qetësisë e i inspirimit ku gjallon e punon, hulumton e shkruan fjalë e këshilla që vetëm një Zeqir Lushaj mund t’ua përcjellë ashtu brezave.
Urime dhe Gëzuar sot e mot.
Zeqirit, Sabries e Lulit me fëmijë.
Nga Grija juaj e dashur, 1 Janar 2019
…!
Tash që u ktheva nga Amerika,
(Gravitet malli i Tropojës),
Shplodhem mbi Ranë të Hedhur,
…Mes Shëngjinit e Velipojës…
…!