Ballina Rajoni Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Serbia një mini-Rusi në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Serbia një mini-Rusi në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka deklaruar që në rast se Serbia nuk i ndryshon politikat e saj ndaj Kosovës, taksa prej 100 për qind për produktet serbe, do të mbetet përgjithmonë. Këtë deklaratë kryeministri Haradinaj e ka bërë në konferencën për medie në ditën e fundit të këtij viti.

“Nëse Serbia nuk ndryshon dhe është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka për të mbetur përgjithmonë”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar që në rast se Serbia dëshiron të punojë me logjikën evropiane dhe dëshiron të merret vesh me Kosovën për njohje reciproke, taksa do të hiqej sa më parë. Por, sipas tij, Serbia, pavarësisht aspiratave për tu bërë pjesë e BE-së, nuk po i qëndron frymës evropiane, duke i bërë pengesa Kosovës.