Ballina Bota Merkel dhe Macron i kërkojnë Rusisë lirimin e marinarëve ukrainas

Merkel dhe Macron i kërkojnë Rusisë lirimin e marinarëve ukrainas


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macro

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkuan nga Rusia të lirojë marinarët ukrainas që ishin rrëmbyer së bashku me anijet e tyre muajin e kaluar në ngushticën Kërç, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov, raporton Reuters.

Mosa ka akuzuar 24 marinarë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit rus.

Ukraina tha se Rusia kapi tre nga anijet e tyre dhe akuzoi Moskën për agresion ushtarak.

“”Ne kërkojmë një transit të sigurt, të lirë dhe të papenguar për të gjitha anijet përmes ngushticës Kërç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”, tha Merkel dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.

Pas kapjes së detarëve dhe anijeve të tyre, Kievi i ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë të marrin në konsideratë sanksione të tjera kundër Moskës. Rusia ka akuzuar Ukrainën për komplotimin me Perëndimin për të provokuar një krizë.