Ballina Kulturë Kuba, rekord turistësh në 2018, me rreth 4.75 milionë turistë

Kuba, rekord turistësh në 2018, me rreth 4.75 milionë turistë

Kuba shënoi një numër rekord turistësh gjatë këtij viti, me rreth 4.75 milionë turistë.
Referuar të dhënave të disa zyrtarëve, Kuba ka shënuar një rritje prej 60 për qind krahasuar me 4 vitet e fundit, ku rritjen më të lartë e kanë pasur udhëtimet me anije.

Numri i turistëve që kanë ardhur në portin e Havanës në Kubë është rritur me rreth 48 për qind, ku pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse rritja e lartë e numrit të turistëve përkthehet në rritje të të ardhurave për ekonominë, sipas zyrtarëve ajo shoqërohet edhe me disa faktorë negativë, si mungesa e akomodimit dhe mungesa e restoranteve për të përballuar të gjithë këtë fluks turistësh.
Ndërsa numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë Kubën duke zgjedhur si formë transporti fluturimin, ka shënuar një rënie prej 6 për qind në krahasim me një vit më parë.

Kanadaja mban vendin e parë me numrin më të lartë të turistëve që kanë vizituar Kubën gjatë 2018, me rreth 1.1 milionë turistë.
Ndërsa sipas një zyrtari që punon në Ministrinë e Turizmit në Kubë, shtetet që kanë shënuar një numër të paktë vizitorësh në Kubë, janë edhe pesë prej tregjeve më të rëndësishme europiane, si Britania, Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania.

Ai shtoi se do të jenë pikërisht këto shtete që do të mundohen që të rrisin numrin e vizitorëve gjatë vitit të ardhshëm, duke shtuar edhe disa prej tregjeve në zhvillim të Indisë, Japonisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.

Ndërsa numri i turistëve në përgjithësi pritet të rritet me rreth 7 për qind gjatë vitit të ardhshëm.