Japonia ka thënë se në muajin korrik do të rifillojë shitjen e mishit të balenave, një hap që pritet të nxisë kritika ndërkombëtare.
Ky shtet ka thënë se do të largohet nga Komisoni Ndërkombëtar i Gjuetisë së Balenave (IWC).
Gjuetia e balenave është ndaluar nga Komisioni përgjegjës më 1986, pasi disa gjitarë kanë rrezikuar të zhduken.
Mirëpo zyrtarët në Japoni që janë pjesë e Komisionit për Gjueti të Balenave nga viti 1951 kanë thënë se konsumimi i mishit të balenës është pjesë e kulturës së shtetit të tyre.
Për disa vjet Japonia ka kryer një gjueti të tillë duke e arsyetuar këtë veprim për “qëllime shkencore”.
Zëdhënësi qeveritar, Yoshihide Suga ka thënë se gjuetia komerciale do të kufizohet në ujërat territorialë të Japonisë si dhe në zonat ekonomike.
Kjo nënkupton se Japonia nuk do të kryejë gjueti në ujërat e Antarktikut dhe ata të hemisferës jugore.
Sipas gazetës japoneze, Asahi, mishi i balenës përbën 0.1 për qind të sasisë të përgjithshme të mishit të shitur në Japoni.