Ballina Kuriozitete Flokët e lagura ju sëmurin dhe ushqimi në darkë ju shëndosh… Ja...

Flokët e lagura ju sëmurin dhe ushqimi në darkë ju shëndosh… Ja mitet e pavërteta

Çdo njeri ka marrë paralajmërime nga mamaja para se të dalë nga shtëpia, sidomos për të ftohurën. Ekzistojnë disa mite që njerëzit i besojnë verbërisht, por në fakt nuk janë aspak të vërteta.

Tashmë, janë zbuluar arsyet përse mitet janë definitivisht të rreme.

Nëse del jashtë me flokë të lagur, mund të sëmuresh

Nëse bën dush para se të shkosh në shkollë apo punë dhe nuk ke kohë të thahesh, merr paralajmërim nga mamaja se do sëmuresh. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

E ftohura dhe viruset mund të merren në çdo kohë, edhe në stinën e verës. Arsyeja përse shoqërohen më shumë me mot të ftohtë është se njerëzit mblidhen në hapësira të vogla për ngrohtësi dhe viruset kalohen më lehtë.

Muskujt kthehen në shëndet nëse nuk bëni ushtrime

Ushtrimet dhe palestra ndryshojnë raportin e yndyrës së muskujve në trup. Nëse ndërprisni punën në palestër, muskujt nuk do të kthehen në shëndet. Gjithçka lidhet me qelizat e muskujve që rriten dhe shumohen kur ushtroheni.

Një gotë verë në ditë është e mirë për ju

Doktori nuk do qëndrojë larg jush nëse pini një gotë verë në ditë. Ky mit është i bazuar tek studimet rreth atyre që pijnë një gotë verë të kuqe në ditë, pa marrë parasysh zakonet e tjera që kanë.

Çdo ditë bëhen studime rreth kësaj teme. I fundit thotë se alkooli ndikon në zhvillimin e kancerit.

Nëse flini me sytjena, rrezikoni të zhvilloni kancerin e gjirit

Ky mit është i bazuar tek një studim amerikan që propozon se duhet të hiqni sytjenat para gjumit pasi prek gjinjtë. Por studimet e fundit kanë treguar se nuk ka dallime mes femrave që veshin apo jo sytjena gjatë gjumit.

Shëndosheni më shumë nëse hani vonë në darkë

Kemi dëgjuar shumë yje hollivudianë që thonë se nuk hanë pas orës 7 të darkës. Nuk ka asnjë fakt që e mbështet këtë mit. Kaloritë mbeten kalori, nuk ka rëndësi nëse i merr herët apo vonë. E vetmja gjë që shkakton ushqyerja në orët e vona të natës është djegia e stomakut dhe keqtretja.

Nëse kërcisni kockat, do bëheni me artrit

Kërcitja e kockave që ndodh sa herë bashkoni duart krijohet nga gazi (bashkimi i oksigjenit, azotit dhe dioksidit të karbonit), i cili shpesh herë ndjen nevojë të çlirohet.

Kjo është arsyeja pasi kur i kërcisni një apo dy herë, nuk mundeni më. Gazrat kanë nevojë që të krijohen për tu çliruar sërish.