Kisha e re katolike SHËN MARIA në LURË, e cila mban emrin e Nanës së KRISHTIT, dritëron toka-qiell me 12 APOSTUJT E KRISHTIT të vendosuna në 12 ditaret në dy anët e kësaj kishe të moçme, vepër ndërtimtare bamirëse e biznesmenit filantropist DOD LLESH DOÇI i Lurës, president i kompanisë “LURA GROUP”.
Në ballë e anë të brendshme të saj gjenden edhe foto-pllakat, portrete të PAPA KLEMENTIT XI…dhe të PAPA FRANÇESKUT dhe të NANË TEREZËS.
Në këtë ditë me urime e gëzime me lumturime nji nderim, vlerësim, mirënjohje shkon dhe për Dod Doçin e Lurës e Familjen e Tij për këtë vepër të bukur e të veçantë, këtë Shtëpi të Zotit në Lurë në nji nga vendet ma të mira të Tokës e Botës.