Ballina Bota Shkon në 222 numri i të vdekurve nga cunami në Indonezi

Shkon në 222 numri i të vdekurve nga cunami në Indonezi

Numri i të vdekurve si pasojë e cunamit të ndodhur në Ngushticën Sunda të Indonezisë është rritur në 222.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, deklaroi se në Ngushticën Sunda e cila gjendet mes ishujve Sumatra dhe Java, ka ndodhur një cunami, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 222 persona, ndërsa 843 të tjerë janë plagosur.

Ai gjithashtu duke treguar se në rajon rreth 28 persona konsiderohen si të zhdukur, tha se në mbarë rajonin janë dëmtuar 556 shtëpi, 9 hotel dhe 350 varka.

Nugroho theksoi se nga cunami nuk ka të ndikuar shtetas të huaj, ndërsa dëmi më i madh për shkak të cunamit ka ndodhur në rajonet Nugoroh, Pandeglang, Serang, Lampung dhe Tanggamus.

Nga ana tjetër në rajon vazhdojnë punimet e gjera të kërkim-shpëtimit. Theksohet shqetësimi i rritjes së numrit të viktimave për shkak të ndikimit negativ nga cunami të shumë zonave turistike rreth bregdetit.

Zyrtarët e BNPB-së njoftuan se aktiviteti vullkanik në Vullkanin Anak Krakatau që gjendet në rajon ka shkaktuar cunamin.

Në muajin shtator për shkak të rritjes së aktivitetit të Vullkanit Anak Krakatau, në rajon ishte dhënë alarmi i dytë më i madh.

Kujtojmë se nga tërmeti 7,5 ballë dhe cunami në ishullin Sulawesi të Indonezisë, i cili ndodhi më 28 shtator, kishin humbur jetën mbi 2000 persona, ndërsa rreth 1500 konsiderohen të humbur.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

Më 26 dhjetor të vitit 2004, Indonezia u godit nga një tërmet tejet i fuqishëm prej 9,1 ballë, i cili u pasua nga cunami, si pasojë e të cilit humbën jetën 230 mijë persona në një territor që përfshiu edhe shtete të tjera të rajonit. AA