Ballina Muzikë Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Ka përfunduar mbrëmë finalja e Festivalit të Këngës në RTSH.

Edicionin e 57-të këtij festivali e ka fituar artistja e njohur, Jonida Maliqi.

“Ktheju Tokës”, mban titullin kënga me të cilën Jonida u prezantua në këtë festival ku i dedikohet atyre që janë në kurbet.

Në vendin e dytë u rendit Lidia Lufi, ndërsa në të tretin Eranda Libohova.

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin që këtë vit do të zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Në faqen e Eurovizion thuhet se Shqipëria është vendi i parë që paraqet këngën për në Eurovizion.

Kënga ka si temë kryesore emigrimin.