Me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta, Holanda tashmë ka më shumë biçikleta se sa njerëz.
Dhe tani dëshiron që të sjellë më shumë çiklistë në rrugë. Kjo do bëhet duke paguar njerëzit që përdorin biçikletë.
Qeveria holandeze njoftoi se do investojë 390 milionë dollarë (345 milionë euro) në infrastrukturën e çiklizmit që të jenë 200.000 njerëz më shumë që udhëtojnë me biçikletë brenda tre vjetësh.
Ndërsa është menduar që të krijohej 25.000 mijë hapësira parkimi për biçikletat dhe më shumë se 60 objekte magazinimi për biçikleta do përmirësohen, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujit.
“Ambicia jonë është që njerëzit të mund të shkojnë me lehtë në punë apo shkollë, të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre,”-tha Stientje van Veldhoven, që kryeson projektin.oranews